Dropull/ Çifti i të moshuarve gjendet i vdekur dhe me shenja dhune në trup! Pyeten katër persona, dyshime edhe për vrasje! Gjendet dhe një levë

2 Maj, 09:58| Përditesimi: 3 Maj, 13:11

  • Share

DROPULL- Një ngjarje e rëndë u shënua sot (2 maj 2024) në fshatin Bodrishtë Bashkia Dropull. Ka qenë ora 08:00 kur fqinjët kanë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup, çiftin e të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe. E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84 vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre. 

Pasditen e sotme u mësua se policia ka shoqëruar katër persona, mes tyre tre banorë të fshatit dhe një bari të cilët dyshohen se kanë dijeni për krimin brutal.  Gjithashtu është gjetur dhe leva e cila besohet se është arma me të cilin është kryer krimi.

"Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore. Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive", tha policia sot paradite

Dy të moshuarve u janë gjetur dhe 260 euro. Deri më tani dy janë pistat e hetimit, njëra për konflikt mes të moshuarve, si edhe ajo e vrasjes.

Ora 16:52
Gjirokastër/ Çifti i të moshuarve u gjet i pajetë, shoqërohen në polici dy banorë të fshatit! Po hetohet edhe pista e vrasjes

1714661825_policia.jpg

Policia ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen e rëndë në Gjirokastër ku janë gjetur të pajetë çifti i të moshuarve Ilia në fshatin Bodrishtë. Bëhet fjalë për dy banorë të këtij fshati dhe një bari. Shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin. Një tjetër pistë që po hetohet nga Policia e Gjirokastrës është ajo e vrasjes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 03/05/2024 00:26

    i kane vrare,,,si kane gjetur para e kane ikur,,autoret te varen aty ne rrapin e fshatit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?