Motra nga Greqia lëshoi alarmin, si zbuloi fqinja çiftin e pajetë në Dropull! Burri në oborr, gruaja me plagë në dhomën e gjumit

2 Maj, 14:07| Përditesimi: 2 Maj, 16:57

  • Share

DROPULL- Mëngjesin e sotëm (2 maj 2024) janë gjetur të pajetë Kosta dhe Kleoniqi Ilia në banesën e tyre në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Prokuroria dhe policia po punojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Ka qenë një telefonatë nga Greqia e motrës së Kloeniqit në drejtim të fqinjës që ka çuar në zbulimin e ngjarjes tragjike. E merakosur për fatin e së motrës, me të cilën nuk kishte mundur të komunikonte prej mbrëmjes së të mërkurës, (1 maj)  ajo ka telefonuar fqinjen.

Kjo e fundit ka shkuar në banesën e çiftit 80-vjeçar rreth orës 06:00 të së enjtes ka gjetur Kostën, 84 vjeç të shtrirë në pragun e shtëpisë me plagë në kokë. Ndërsa në dhomën e gjumit ka gjetur Kleoniqin, 88-vjeçe të pajetë, me shenja dhune në trup.

Pas denoncimit të fqinjës në polici, në banesën e çiftit Ilia kanë mbërritur ekspertët e kriminales dhe prokurori. Në konstatimin e kryer nga grupi hetimor përjashtohet pista e grabitjes me dhune pasi nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive. Kesisoj grupi hetimor ka kerkuar mjekun ligjor nga kryeqyteti per te provuar permes shenjave te ADN nese behet fjale per ndonje faktor te huaj ne kete krim, apo vertetimin e pistes qe eshte me e besueshme ajo e goditjes mes tyre me sende të forta. Pistë kjo që mbështetet dhe nga dëshmia e fqinjës që pohoi se çifti kishte konflikte.

Gazetari: Kishin konflikte me njërin tjetrin?

Fqinja: Po kishin konflikte, por ishin njerëz të mirë”

Burimet thanë se kryefamiljari Kosta Ilia kishte 5 dite që ishte kthyer nga Athina, pasi kishte marrë pensionin dhe për këtë te fundit besohet se ka debatuar me gruan. Fqinjët thane se i moshuari vuante problemet mendore dhe ishte konfliktual. Çifti nuk kishte fëmijë dhe jetonin vetëm me pension që ai e kishte përfituar si minoritar grek. Shuma e parave është gjetur në banesë. 

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?