Kryeministri Rama tregon arsyen pse në zgjedhjet e 11 majit vota duhet të jetë për PS-në.
“Sot unë jam këtu, nesër nuk jam. Dikush tjetër vjen dhe thotë ta përmbysim reformën në drejtësi. Ta mbyllim t'i vëmë çelësin SPAK-ut dhe institucioneve të reja. Kush e pengon ta bëjë?
Nëse jemi në BE gjithçka është e garantuar. Kjo bën që të mos ketë më kërcënime të lirive e të drejtave, përkundrazi të gjitha të shkojnë duke u përmirësuar. Standardet janë të garantuara. Ka shumë rëndësi kush qeveris këtu, sa i besohet. Duhet fokus, fokus e brenda 2027 të mbyllim negociatat. Kjo duhet.
Dua që ‘Albania’ të vendoset në tryezën e BE-së njëherë e përgjithmonë, të barabartë mes të barabartëve’
Kjo është arsye pse unë duroj të gjithë llojet e maskarallëqeve e pislliqeve që më hidhen orë e moment në fytyrë mua e familjes time’ tha Rama.
Lajmi kryesor:
21 janari, Rama: S’u bënë arrestime, imagjinoni sot të jepej urdhër për të vrarë protestuesit! SPAK-ut ia dhamë ne 'shpatën’, Gjuzi simbolika e ‘Shqipërisë Madhështore’ (VIDEO)
S.G/I.M/ReportTv.al
