Politikë

21 janari, Rama: S’u bënë arrestime, imagjinoni sot të jepej urdhër për të vrarë protestuesit! SPAK-ut ia dhamë ne 'shpatën’, Gjuzi simbolika e ‘Shqipërisë Madhështore’ (VIDEO)

6 Mars, 08:40| Përditesimi: 6 Mars, 13:22

  • Share

TIRANË- Nga komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama më 11 maj u kërkoi votën për një mandat të katërt, me qëllimin kryesor: për të vendosur emrin ‘Albania’ në tryezën e BE.

“Më 11 maj nuk ka tifozllëk. Duhet të fusim Shqipërinë në BE”, tha Rama.  

Ndryshimin mes PS dhe kundërshtarëve politikë  që prej kohësh i quan ‘kënetë’ qartazi e sheh tek reforma në drejtësi. Duke kujtuar 4 vrasjet e 21 janarit 2011, kreu i qeverisë tha se sot nuk mund të imagjinohet që vetë ai të japë urdhër për të vrarë protestuesit poshtë dritares së tij, e jo më që të të mos respektohen urdhrat e SPAK për arrestimet siç ndodhi pas vrasjeve të 21 janarit.

“Imagjino sikur të ndodhte sot të mblidhej këtu poshtë dritares sime një popull i tërë dhe nga kjo zyrë të jepej urdhri për të qëlluar dhe të qëlloheshin me plumba të vërtetë në mish njerëzit dhe të vdisnin, 4 vetë totalisht të pafajshëm, totalisht të parrezikshëm dhe prokurori. Imagjinoni SPAK sot të lëshonte urdhra arresti për një numër personazh përgjegjës për gjithë procesin re administrimit të protestës dhe unë të jepja urdhër drejtorit të policisë që t’i thoshte SPAK, ec nuk arrestohet askush. Me forcën e policisë të merrja në mbrojtje persona që i kërkon SPAK, e imagjinoni dot të ndodhë sot. Kjo ka ndodhur në Shqipëri jo para 100 vjetësh, por ka ndodhur shumë pak kohë më parë”, tha Rama.

Për kryeministrin të vetmit garantë të reformës në drejtësi janë vetë socialistët, duke theksuar se ishin ata që ia dhanë shpatën e pushtetit në dorë drejtësisë dhe jo ata që e votuan zvarrë. Për opozitën thotë se të vetmin synim kanë që t’i vendosin drynin SPAK-ut.

"Kush e bëri këtë, na ra nga qielli apo e solli Amerika me aeroplan, ose Europa me vapor. Këtë e bëri ky që sheh këtu bashkë me ata që e votuan me vullnet të plotë. Jo ata që erdhën zvarrë për ta votuar", vijoi Rama. 

Ironia nuk mungoi për koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera të cilat janë mbledhur nën ‘ombrellën’ e “PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

“Gjuzi është fryma, pamja dhe gjithë simbolika e Shqipërisë madhështore. Ne nuk na duhet kjo, ne na duhet Shqipëria në BE. Kujtim Gjuzi është ekselent, është më i miri nga ata. Është më simpatiku, më europiani nga ata”, tha Rama.

Një koment e ka edhe për projektin e ujësjellësit në Tragjas, për të cilin banorët kanë protestuar. Kreu i qeverisë tha se është çmenduri të thuash që ujin po ua çojnë oligarkëve, duke theksuar se është bërë një studim i mirëfilltë dhe se në asnjë rast nuk mund të bllokohen projektet.

Ora 09:52
Protesta në Tragjas për ujësjellësin, Rama: Çmenduri të thuhet se do ua marrim ujin banorëve dhe do ua japim oligarkëve, s’mund të bllokohen projektet

Protestën e banorëve të fshatit Tragjas në Vlorë kundër ndërtimit të ujësjellësit ri, të cilët patën edhe përplasje me policinë, Kryeministri Rama e ka cilësuar të pakuptimtë. Rama thotë se është bërë një studim i mirëfilltë dhe ky projekt nuk dëmton banorët e zonës dhe të gjithë do të jenë të lehtësuar.

Sa i takon protestës, Rama tha në asnjë mënyrë nuk mund të bllokohn investimet, duke theksuar se ka muaj që po bëhen përpjekje për t’u sqaruar. Kreu i qeverisë theksoi se ky investim i shërben vetë zonës dhe se në fund të përfundimit të tij do jetë një e mirë për të gjithë banorët.

“Ky është një diskutim që ka në thelb një pikëpyetje shumë të madhe për mua, sesi ka mundësi të të bihet pre e një konfuzioni të tillë, sepse jam i bindur që mbrapa kësaj ka burime helmi që kanë derdhur sasira të caktuara në mendjen e Tragjasit. Por përtej këtyre, pyetja është shumë e thjeshtë; si është e mundur që të imagjinohet që një qeveri, të marri ujin që u duhet disave për t’ua dhënë disa të tjerëve. Këtu është future brenda edhe kuçedra, oligarkët që po marrin ujin për qëllime të tyre etj.

Nga ana tjetër jam përpjekur ta shpjegoj dhe rishpjegoj se ky projekt bazohet në studim hidrologjik. Janë bërë matje të vazhdueshme të prurjeve, analiza për të dalë në konkluzionin se sa prurje ka, sa nevojë ka mjedisi gjeologjik, sa duhet për konsum, sa prurje ikin në det etj.

Mbi bazën e këtyre analizave dhe matjeve është bërë projekti, i cili synon që edhe vetë zona atje, banorët atje, shtëpitë atje, të cilat furnizohen me pikatore sepse sistemi i ujësjellësit atje është ndërtuar në vitet 60, ndërkohë që një pjesë tjetër e banorëve kanë bërë investime personale, për të marrë ujë me puse. Ne e shohim si një potencial të madh për turizmin, për transformimin e shtëpive, kështu që edhe kanalizimet qe mungojnë janë pjesë e projektit.

Do të bëhet ujësjellësi i ri i Tragjasit, do të furnizojë edhe zonën e poshtme. Detajet janë teknike, por dua të shpjegoj se një projekt bëhet me profesionistë, por ka edhe oponencë. Prurja minimale e matur, dhe matjet janë bërë në periudha korrik, gusht shtator, 2021, 2022, ka edhe matje të 2018, kështu që prurjet mininale janë 700 litër në sekond.

Nga të gjithë shfrytëzimi, në maksimum, që do t’i bëhet këtij burimi për shkak të ujësjellësit, është dy herë më i vogël sesa prurja minimale. Në të gjitha rastet, ajo që mbetet e pashfrytëzuar nga sistemi i ujësjellësit, është mëse e mjaftueshme për mjedisin. Për ujin e pijshëm do të plotësohen nevojat. Kjo është çështje teknike, nuk shihet me sy, por me instrumente shkencore që mbëjnë matjet dhe me analiza progresive. Nuk ka asnjë kërcënim, është çmenduri të jem unë personi që dashkam t'ua marr ujin tragjasitëve, për tua dhënë himarioteve

Ujësjellës për të pirë ujë, si mundet që një ujësjellës për të pirë ujë të thajë dynjanë. Projektet nuk mund të bllokohen, investimet nuk mund të bllokohen. Policia nuk është shfaqur aty se papritur e pakujtuar u kujtua një fadromë të vijë, por se ka muaj të tërë që bëhet përpjekje për t’u sqaruar. Si do bëhet kjo, do merret peng me dhunë, një investim që në radhë të parë i shërben vetë zonës. Kam shumë besim që duke dëgjuar mirë ekspertët dhe duke besuar tek vullneti i mirë për transformimin e mëtejshëm të gjithë qarkut të Vlorës, do realizojmë projektin dhe të gjithë do jemi të lehtësuar nga çdo lloj frike dhe konfuzioni”, tha Rama.  

Ky është një investim me vlerë 7 milionë euro i Agjencise Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve që nis në zonën e Tragjasit, tek burimet e Izvorit dhe përfundon në Dhërmi. Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri kanë nisur në korrik 2024 dhe janë inspektuar asokohe nga ministrja Belinda Balluku e cila ka në varë si AKUK-un.

Ujësjellësi i ri parashikohet të ketë depon në Tragjas dhe përmes tubacioneve do kalojë në tunelin e Llogarasë. Ky investim me vlerë 7 milionë euro bëhet për të furnizuar me ujë të pijshëm zonën e bregut, Palasë, Drimadhes, Dhërmi.

Ora 09:45
Rama: Më 11 maj nuk ka tifozllëk, duhet të anëtarësojmë Shqipërinë në BE

 

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale ka zhvilluar një komunikim ‘online’ me qytetarët.  Kreu i qeverisë u ndal te anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku tha se në 11 maj nuk ka tifozllëk, por duhet të anëtarësohet Shqipëria në BE. 

“Më 11 maj nuk ka tifozllëk. Duhet të fusim Shqipërinë në BE. Kjo na jep tre gjëra shumë të rëndësishme. Lirinë individuale, e dyta është barazia para ligjit. Shikoni si është situata, unë sot jam nesër s’jam. Mund të vijë dikush dhe të thotë ‘t’i vejmë çelësin SPAK-ut’, kush e pengon këtë? Nëse jemi në BE, gjithçka është e garantuar. Do të jenë të gjithë të barabartë para ligjit. Do marri sot makinën dhe do thotë do ndaloj në filan vend. Siç është Korça, nëse Shqipëria sot është Pogradeci, atëherë Italia do jetë Elbasani, Gjermania do jetë Tirana. Ne kuptimin e të jetuarit pa kufi në çdo gjë. Kjo bën që të mos ketë më kërcënime të natyra që kemi pasur. Të mos ketë kërcënime të lirive, të drejtave.

E treta janë standardet, që janë të garantuara. Ana tjetër e medaljes është që BE ka një kategori shtetesh që janë përfituesit dhe kontribuuesit. Ju kujtohet kur ndodhi Covid që shkruanit nga Greqia, Italia dhe thonit ‘na jep greku dhe italiani’, ua jepte BE. Ka shumë rëndësi sa i besohet dhe respektohet ai që qeveris këtu. Duhet vetë fokus dhe brenda 2027 të mbyllim negociatat. Kjo duhet“, tha Rama.

Ora 09:42
‘Opozita më nxori foto nudo’, Rama: Menduan se do më bënin keq, unë isha për qejfin tim në një plazh nudistësh

Në bashkëbisedimin në rrjetet sociale me ndjekësit, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për foton nudo që iu publikua vite më parë para fushatës për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Rama tha se fotot ia nxori opozita duke menduar se do i bënin keq, por në fakt Rama tha se fotot nudo rritën mbështetjen ndaj tij. 

“Opozita ma ka nxjerrë foton nudo. Nuk është ashtu fare, ku ma gjen të të nxjerrin foto nudo, se është foto e jotja, trupi yt. E ca ka këtu. Ma nxore atëherë duke menduar se do më bënin keq. Ma morën nga sendet personale, ma nxorën dhe pastaj e morën mbrapsht bashkë me ty. Se edhe ti bëje tifozllëk. Unë në qefin tim, në punë time në një plazh nudistësh në Francë. Një njeri i lirë që s’kisha detyrim ndaj askujt, as të kërkoja votën e askujt. Atë javën e fundit të zgjedhjeve në bashki dhe atë javë u rrit besimi, mbështetja. Këneta është tmerr. Koto dhe ti je brenda në kënetë i gjithi se të kam parë ndonjëherë. Ti ke akoma nostalgji për sheshin e flamurit me ato katër kokrrat në mes të sheshit. Ti je akoma tek ajo”, tha Rama.

Ora 09:37
Rama: PS e vetmja parti që fut Shqipërinë në BE, të tjerët nuk ulet njeri t'i dëgjojë, jo më t'i respektojnë

 

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë thirrjen për të votuar PS në zgjedhjet e 11 majit si e vetmja forcë që do të çojë në BE Shqipërinë.  

"Politikanët janë njësoj si të tjerët. Ka shoferë të mirë, ka shoferë të këqij, rrobaqepës të mirë e të këqij, por ki parasysh një gjë pa politikën nuk shkohet askund. E kush thotë nuk merret me politikë gënjen veten. Por fokusohu se edhe nëse nuk të pëlqej unë, më 11 maj mbyll sytë e voto PS-në se duhet të fusim Shqipërinë në BE përfundimisht. E këtë e bëj unë me PS nuk e bën askush tjetër. Se këta të tjerët nuk ulet njeri ti dëgjojë jo më ti respektojë si të barabartë' tha Rama. 

Ora 09:28
'Dua që 'Albania' të vendoset në tryezën e BE-së', Rama: Kjo është arsyeja pse duroj poshtërsitë që më hidhen mua dhe familjes sime

 

Kryeministri Rama tregon arsyen pse në zgjedhjet e 11 majit vota duhet të jetë për PS-në.

“Sot unë jam këtu, nesër nuk jam. Dikush tjetër vjen dhe thotë ta përmbysim reformën në drejtësi. Ta mbyllim t'i vëmë çelësin SPAK-ut dhe institucioneve të reja. Kush e pengon ta bëjë?

Nëse jemi në BE gjithçka është e garantuar.  Kjo bën që të mos ketë më kërcënime të lirive e të drejtave, përkundrazi të gjitha të shkojnë duke u përmirësuar.  Standardet janë të garantuara. Ka shumë rëndësi kush qeveris këtu, sa i besohet. Duhet fokus, fokus e brenda 2027 të mbyllim negociatat. Kjo duhet.

Dua që ‘Albania’ të vendoset në tryezën e BE-së njëherë e përgjithmonë, të barabartë mes të barabartëve’

Kjo është arsye pse unë duroj të gjithë llojet e maskarallëqeve e pislliqeve që më hidhen orë e moment në fytyrë mua e familjes time’ tha Rama. 

Ora 09:27
Rama nuk i ndahet Kujtim Gjuzit: Është simpatik, më i miri nga gjithë këneta

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar koalicionin e Berishës me një seri partish politike të panjohura. Kreu i qeverisë tha se Gjuzi është simbolika e ‘Shqipërisë Madhështore’. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Rama tha se Gjuzi është më i miri nga koalicioni.

“Kujtim Gjuzi është ekselent, është më i miri nga ata. Është më simpatiku, më europiani nga ata”, tha Rama.

Ora 09:22
Rama ironizon koalicionin e Berishës: Gjuzi është simbolika e ‘Shqipërisë Madhështore’! Një kënetë që si duhet as dreqit

 

Kryeministri Edi Rama ironizon koalicionin e Sali Berishës me Metën dhe 24 parti të tjera.

“Gjuzi është fryma, pamja dhe gjithë simbolika e Shqipërisë madhështore. Ne nuk na duhet kjo, ne na duhet Shqipëria në BE.

Opozita kënetë? Rama: Si ta quaj ndryshe, është shumë interesant sepse kur unë bëj një shfrytëzim metaforik të gjuhës shqipe ka njerëz që skandalizohen ndërkohë që kur të tjerët bëjnë një shfrytëzim barbar të gjuhës shqipe duke përdorur fjalët më ekstreme më brutale, kriminale, hajdutë, kjo është normale, jeni në vete apo jo. Kënetë e ca kënetë. Një lloj kënetë që nuk i duhet dreqit. Këneta në vetvete ka edhe ato të mirat e veta. Bufi i vërtetë i kënetës është ku e ku me këtë bufin tjetër që është buf me dy këmbë e dy duar, kjo është për të pasur të qartë një gjë, që alternativa ndaj nesh është këneta, po kthemi pas, ne Shqipërinë e kemi gjetur në kënetë. Kjo është e vërteta”, tha Rama.

Ora 09:09
21 janari, Rama: Imagjinoni të mblidheshin një popull i tërë poshtë dritares sime dhe të jepej urdhër për t’i vrarë! SPAK-un nuk e solli Amerika me aeroplan, shpatën ia dhashë unë e PS

 

Kryeministri Edi Rama komenton reformën në drejtësi, duke sjellë në vëmendje edhe 21 janarin, ku 4 protestues u vranë në bulevard në 2011 nga plumbat e shtetit.

Sa i përket arrestimeve duhet të dish ti dhe të gjithë, se kjo ditë, dita e arrestimeve dhe dita e gjykimeve hetimeve të personave me pushtet politike, qofshin ministra, kryetarë bashkie, ish e qofshin çfarë do qofshin nuk vinte kurrë pa mua dhe pa PS, nuk vinte kurrë se po të vinte do kishte ardhur që nga 1912. Nga 1912 deri kur unë dhe PS të gjithë sëbashku bëmë reformën në drejtësisë, as ti as yt atë, as gjyshi e stërgjyshi që kanë jetuar në këtë vend dhe u prefshin në paqe cilido nuk jeton më, nuk kanë parë asnjë gjë të tillë siç po shohin sot. Pyetja është pse? Si  ka mundësi që nga 1912 deri kur filloi puna e institucioneve që u krijuar reforma, nuk u bë një hetim, nuk u thirr një njëri nga një prokuror i pavarur dhe nuk u çua një njeri para një gjykatësi të pavarur. Se pushkatime e vraje me litar nga gjykata të komanduar nga regjimi përkatës ka pasur plot. Po flas për prokuror e gjykatës të pavruar. Si shpjegohet kjo? Shpjegohet se unë dhe skuadra ime vendosëm diçka që nuk e ka bërë askush më parë. Vendosëm ti dorëzojmë drejtësisë shpatën e ndëshkimit. Ka qenë historikisht në duart e pushtetit politik, që e ka përdorur për të bërë edhe drejtësinë, duke goditur kë ka pasur oreks të godasë dhe suke mbrojtur mre shpatë kë ka dashur të mbrojë. Imagjino sikur të ndodhte sot të mblidhej këtu poshtë dritares sime një popull i tërë dhe nga kjo zyrë të jepej urdhri për të qëlluar dhe të qëlloheshin me plumba të vërtetë në mish njerëzit dhe të vdisnin, 4 vetë totalisht të pafajshëm, totalisht të parrezikshëm dhe prokurori. Imagjinoni SPAK sot të lëshonte urdhra arresti për një numër personazh përgjegjës për gjithë procesin re administrimit të protestës dhe unë të jepja urdhër drejtorit të policisë që t’i thoshte SPAK, ec nuk arrestohet askush. Me forcën e policisë të merrja në mbrojtje persona që i kërkon SPAK, e imagjinoni dot të ndodhë sot. Kjo ka ndodhur në Shqipëri jo para 100 vjetësh, por ka ndodhur shumë pak kohë më parë. Para se unë të vija në këtë zyrë, si shpjegohet kjo që tani duket kaq e pamundur, kush e bëri këtë, na ra nga qielli apo e solli Amerika me aeroplan, ose Europa me vapor. Këtë e bëri ky që sheh këtu bashkë me ata që e votuan me vullnet të plotë. Jo ata që erdhën zvarrë për ta votuar.

Ora 09:07
Rama: Për Altin Dumanin kam respekt, u solidarizova me të kur qenëria iu turr t'i bënin presion! Shpatën e ndëshkimit që mbante Berisha ia kam dorëzuar unë SPAK

Kryeministri Rama tha se ka shumë respekt ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani dhe publikisht i ka shprehur solidaritetin edhe kur opozita iu turr për ta vënë nën presion pasi kreu i PD-së, Sali Berisha u mor nën hetim. Rama kujtoi se në kohën kur qeveriste Berisha, shpatën e ndëshkimit e mbante ai, ndryshe nga sot, kur pushtetet janë të ndara. 

"Altin Dumani për të cilin kamë shumë respekt dhe u kam shprehur publikisht solidaritetin përballë të gjithë qenërisë që sot u turret për ta vënë nën presion ka qenë aty por nuk ka pasur këtë fuqinë që kanë sot, se shpatën e ndëshkimit e mbante kush rrinte në këtë zyrë, dhe e përdorte për hesapet e pushtetit të vet. Shpatën e ndëshkimit e mbante pushteti ekzekutiv. Unë dorëzova shpatën për të bërë këtë që po bëjnë se kjo është e vetmja rrugë" tha Rama. 

Ora 08:56
33 mijë euro shishen e verës? ​​​​​​Rama i përgjigjet komentuesve: Shpifja në librat e shenjtë është e ndaluar

 

33 mijë euro shishen e verës?

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dhe një komentuesi i cili i referohet një deklarate të Arben Ahmetajt në zyrën e Kryeministrisë ku Rama dhe koordinatori i tij me krimin e organizuar, Ergys Agasi konsumojnë verën që kushton 33 mijë euro.

Ku e di ti këtë? 

Të lejon Zoti yt të shpifësh. Shpifja në librat e shenjtë është e ndaluar. Do thuash e ke dëgjuar por kjo nuk do të thotë asgjë. Ke provë?   Qenka fiksuar shishja 33 mijë euro.

Ora 08:49
'Nuk jam tiktokist', Rama tregon pse ka zgjedhur komunikimin 'Sy m'sy': Puna ime nuk është punë krahu është mendjeje

 

Kryeministri Edi Rama deklaron pse ka vendosur të ketë komunikime të shpeshta me shqiptarët qoftë dhe ata në rrjete sociale

"Puna ime nuk është punë krahu është punë mendjeje. Unë nuk jam tiktokist. Jam përfaqësues i zgjedhur dhe atyre që nuk është i zgjedhur. Kam detyrim të komunikoj gjërat sipas këndvështrimit tim. Ja pse unë dal jashtë. Duke u afruar dita e zgjedhjeve kam vendosur të intesifikoj daljet" tha Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 06/03/2025 08:58

    Problemi nuk eshte se banoret nuk duan tu japin uje zonave te tjera. Problemi eshte qe banoret i druhen se ardhmes sepse burimi nga nje zone turistike, do kthehet thjeshte ne nje depo uji qe furnizon fshatrat e tjere dhe te gjitha familjet pak e nga pak do shperngulen sepse nuk do kene me te ardhura. Ja ku ia dhame dhe nje dore tjeter shkaterrimit te fshatit dhe si rrjedhoje edhe prodhimeve autoktone. Ne vend qe te ishte e kunderta. Fshati duhet mbeshtetur shume here me shume edhe ne krahasim me vendet fqinje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?