TIRANË- Analisti Alban Dudushi i ftuar në Report Tv komenton arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama. Pas 5 vitesh heshtjeje dhe goditjet që socialistët kanë marrë nga SPAK, Dudushi thotë se kishte ardhur që momenti që socialistët të flisnin, duke theksuar qëndrimin e palëkundur të Ramës për reformën në drejtësi dhe se PS nuk është zyrë avokatie për askënd.
Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Dudushi thotë se pas brenda PS mund të kenë edhe sinjale dhe pranoja të një goditje që është edhe me krah politik për të dobësuar socialsitët.
“Ky moment në një lloj kuptimi e futi SPAK në normalitet, kishim një situatë anormale, ku SPAK sulm nga opozita duke e quajtur organizatë kriminale në duart e Soros dhe Edi Ramës. kishim një PS që merrte goditje i arrestoheshin personazhe të ndryshim të niveleve të ndryshëm. Nga PS merreshin goditje dhe ajo ishte heshtur, erdhi momenti që gjithçka çfarë.
Ishte momenti i Veliajt që Rama foli, ka shumë që diskutojnë është vonë apo herët. Unë mendoj se kjo ndodh që deri në këto me ata ishin peng i një vendimi politik që SPAK do e linin të vepronte dhe s’do interpretonin punën e SPAK. Rama e ka theksuar që PS nuk është zyrë avokati për asnjë, në këtë moment që tek zoti Veliaj janë tre shtresime, frustrimi që ka PS në lidhej me gjithë këto goditje, brenda kësaj organizate politike mund të kenë edhe sinjale dhe pranoja të një goditje që është edhe me krah politik për ta dobësuar. Për mua ky është shtresimi i parë që Rama duhej të jepte një përgjigje dhe ishte pikërisht momenti që u arrestua Veliaj”, tha Dudushi në Report Tv.
Sa i takon Veliajt, Dudushi thotë se ka qenë një menaxher i shkëlqyer i Tiranës, duke theksuar se qyteti mbeti pa kryetar. Po ashtu ai thekson, se PS duhej t’i jepte përgjigje edhe sulmeve politike që po i vijnë nga kundërshtarët opozitarë.
“E dyta ndjeshmëria qytetare, Veliaj ka qenë menaxher i shkëlqyer i qytetit. Akuzat janë tjetër gjë, janë më shumë vota që i janë dhënë Veliajt se sa janë socialistë që e mbështesin. Ka edhe një shqetësim qytetar që duhet t’i japësh përgjigje, një kryetar bashkie që ishte në detyrë dhe qyteti mbetet pa kryetar dhe e treta është sulmet e PD që duhet të marrin përgjigje politike nga ana e saj. Dy kanë qenë targeti i PD, Rama dhe Veliaj, i cili nëse ka një gjë që është evidente dhe është e dukshme, Tirana është simboli i asaj se çfarë është pozitive në qeverisjen socialiste”, vijoi Dudushi.
Sa i takon qëndrimit të Ramës për një reformë në drejtësi më standarde, Dudushi thekson se Rama po kërkon garanci ligjore. Por, për analistin Arion Sulo kjo nuk është kompetencë e kryeministrit Rama.
Dudushi: Rama po thotë që ka nevojë për garanci ligjore.
Arion Sulo: Kush je ti, ti je subjekt.
Dudushi: Është ligjvënës.
Arion Sulo: Po fitoi Rama, zgjedhjet do ti heqë gjysmën e fuqisë.
Për Sulon, amerikanët janë tërhequr nga SPAK.
“Kanë qenë amerikanët garancia dhe drejtimi i SPAK. Asnjë amerikan nuk është aty dhe kjo faktohet me heshtjen e ambasadës amerikane. Ka 90 ditë sulme frontale, është e pakthyeshme përballja e Ramës me SPAK. Frenat që e drejtonin SPAK në mënyrë të padrejtë nuk janë më”, tha Sulo në Report Tv.
Dudushi thekson se Partia Socialiste me në krye Edi Ramën do të marrë fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Analisti Arion Sulo i ftuar në Report Tv thotë se procesi i Primareve në Partinë Demokratike është i vonuar. Sipas tij, procesi duhej të ishte bërë të paktën 6 muaj para zgjedhjeve. Një koment e ka edhe për listat e Ramës, për të cilin thotë se në listën e mbyllur do të fusë anonimë.
“Janë të vonuara. Jemi shumë afër zgjedhjeve dhe kam frikë se krijon një ndarje shumë afër zgjedhjeve. Nëse do ishin 6-7 muaj më parë mund të amortizohej. Tani afër zgjedhjeve mund të krijohen probleme. Nëse primaret do mbylleshin aty, do kishte përfaqësim demokratik, në momentin që futen koeficiente të tjerë e humbet gara vërtetësinë. Nga krahu tjetër, PS, Rama e ka thënë hapur që te lista e mbyllur, ka për të futur batërdi anonimish, ca kukulla që do ngrenë vetëm duart”, tha Sulo në Report Tv.
Nga ana tjetër, Alban Dudushi thotë se nuk ka rëndësi procesi, në fund si Rama edhe Berisha emrat e kandidatëve do i vendosin vetë.
“Mua s’do më shqetësonte fare dhe nuk hy fare në këtë diskutim, që edhe kësaj here, me këtë ligj që kanë bërë ata të dy bashkë për zgjedhjet dhe listat, vetë do i vënë në fund të fundit. Edhe Rama do i vendosë vetë, me një ndryshim që thotë tek lista e mbyllur do vendos të rinj, këtu ka risi, dhe peshat do ti hedhë për të mbledhur votat.
Edhe ky këtej vetë do i veri, thanë po bëhen primaret, por renditjen tha do e bëjmë ne vetë këtu. Ku jemi, prapë aty ku ishim? Se bëhet për të shpëtuar fytyrën, apo për të respektuar një nen që kur i duhej atëherë për të treguar s epo hapte partinë nga Basha. Në këtë vend kryetari i partisë është ai që vendos për përfaqësimin në kuvend, politikat që ka partia, pra është njëshi absolut, ç’rëndësi ka se si do zgjidhen deputetët”, tha Dudushi.
Komente
