Të dielën në "Elbasan Arena" në orën 16:30 Tirana e vendit të parafundit do të luajë duelin e mbijetesës kundër Skënderbeut të vendit të fundit, kjo për javën e 25-të në Superligë.
Bardheblutë vijnë me shumë mungesa pas kartonave të shumtë të marrë me Partizanin në derbi. Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi bën me dije se ka afruar disa lojtarë nga Akademia.
"Skënderbeu? Luajmë kundër një skuadre që është forcuar shumë tani në janar. Kemi mungesa por nuk duhet të kërkojmë dhe nuk duhet të kemi justifikim, duhet të japim dhe bëjmë maksimumin për të fituar ndeshjen. Tashmë nuk është më e fshehte, por janë gati 7-8 lojtarë të thirrur nga Akademia. E thashë që si skuadër nuk duhet të kemi justifikim. Është edhe një shans për lojtarët e rinj, ata që kanë pasur me pak minuta, që të hyjnë në fushë dhe japin maksimumin. Të gjithë e kemi pasur një herë të parë, ashtu kemi filluar karrierën. Shpresoj që këtë ndeshje ndonjë lojtar nga të rinjtë ta shfrytëzojë për këtë arsye.
Gjendja? Në këtë situatë që është Tirana, mendoj që lojtarët duhet të motivohen vetë dhe të them të vërtetën e shoh që të gjithë e vuajnë atë pjesë, në kuptimin e mirë, nuk shoh që ka presion. Në stërvitje të gjithë lojtarët po stërviten mirë. Kam besim që do e kalojnë këtë situatë dhe me atë çka po japin në fushë, të paktën në këto tre ndeshje mendoj se kanë bërën mirë, mendoj se kemi merituar më shumë. Por patjetër që nga nesër duhet të japim më shumë dhe të marrim pikë.
Tirana në zonën e ftohtë - Presion kemi çdo javë, presioni që mund të ketë çdo skuadër për objektivat që ka. Kemi ndryshuar objektiv rrugës. Në këto momente kemi një objektiv shumë të vështirë dhe më madhor ndoshta. Por e thashë që nëse do të fillojmë të marrim pikët, patjetër do të jemi më të qetë e do të bëjmë akoma më mirë”, tha trajneri i Tiranës për mediet, që kërkon të mposhtë ekipin e vendlindjes, aty ku fitoi gjithçka si futbollist.
Sfida tjetër e së dielës për javën e 25-të në Superligë luhet mes Laçit dhe Teutës në orën 13:30.
Superliga, raundi 25-të:
E shtunë, 15 shkurt 2025
13:30
Bylis 1-1 AF Elbasani
Egnatia 2-0 Partizani
16:30 Dinamo 0-0 Vllaznia
E diel, 16 shkurt 2025
13:30 Laçi - Teuta
16:30 Tirana - Skënderbeu
Komente
