Egnatia 2-0 Partizani

Sport

Superliga/ Egnatia mposht 2-0 Partizanin dhe 'arratiset' në krye, Dinamo e Vllaznia pa gola mes tre të kuqve! Bylis 1-1 AF Elbasani

15 Shkurt, 15:36| Përditesimi: 15 Shkurt, 19:48

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit është në raundin e 25-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi në orën 13:30 me dy takime. Egnatia mposhti 2-0 Partizanin në ndeshjen direkte, teksa Bylis dhe AF Elbasani barazuan 1-1. Në orën 16:30 në "Elbasan Arena" Dinamo barazoi 1-1 me Vllazninë në një ndeshje ku u akorduan tre kartona të kuq. Ky raund mbyllet të diel me dy takime.

Në stadiumin e Rrogozhinës vendasit e Egnatias fituan 2-0 kundër Partizanit dhe sigurojnë suksesin e nëntë radhazi në të gjitha turnetë. Kampionëve në fuqi iu deshën vetëm gjashtë minuta lojë për të kaluar në epërsi. Një top i kthyer pas jo në mënyrën e duhur nga Domgjoni, u shfrytëzua bukur nga Regi Lushkja, i cili me një goditje "të ëmbël" ia la sferën pas shpine Qirkos. Fraksioni i dytë nisi me zëvendësime te Partizani, por do ishin sërish vendasit që me një ish si Eljon Sota do gjenin golin e dytë. I futur në pjesën e parë si pasojë e dëmtimit të Malotës, Sota nuk gaboi me kokë nga pranë porte, por nuk festoi në shenjë respekti për ish ekipin. Me këtë sukses Egnatia vijon të prijë Superligën dhe largohet më shumë nga "Demat". Partizani duket në një situatë alarmante pasi ka katër ndeshje pa fitore dhe zbret në pozitën e katërt.

Në "Adush Muça" të Ballshit vendasit e Bylis barazuan 1-1 me AF Elbasanin. Blaise Tsague kaloi miqtë e Gvozdenovic në epërsi pas 11 minutave lojë dhe një aksioni model. Më pas Berko në të 63 minutë barazoi shifrat për 1-1, duke bërë që trajneri i ri Gentian Mezani të debutonte me një pikë në stolin e Bylis.

Në "Elbasan Arena" Dinamo dhe Vllaznia barazuan 0-0 në një sfidë ku u dhanë tre kartona të kuq. Përtej rasteve, protagonizmin e mori numri i kartonave. Ishte Dinamo që mbeti me dhjetë futbollistë pas minutës së 23 pas largimit të Gassama. Ndërkohë në pjesën e dytë Vllaznia e pa veten me nëntë lojtarë pas daljes me të kuq të Melos Bajramit dhe Yago. Ky rezultat duket se i shkon përshtat Egnatias që krijon një diferencë prej katër pikësh nga ndjekësit e Vllaznisë. Bie në sy se ky ishte barazimi i katërt radhazi për Dinamon.

Superliga, raundi 25-të:

E shtunë, 15 shkurt 2025

13:30

Bylis 1-1 AF Elbasani

Egnatia 2-0 Partizani

16:30 Dinamo 0-0 Vllaznia

E diel, 16 shkurt 2025

13:30 Laçi - Teuta

16:30 Tirana - Skënderbeu

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 15/02/2025 19:44

    Nga dema janë kthyer në veçanti....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?