Në dosjen e siguruar nga Report Tv të tjera biseda janë zbuluar nga përgjimet e SPAK për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda. Në një moment personi që do të punësohej bisedon me avokaten Majlinda Hasani dhe thonë se vendi i punës të jetë i mirë se pastaj vjen PD dhe e heq nga puna.
Florida: Më ngeli në mendje mos donte më shumë kjo.
Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumë, rri urtë se po i hyjë njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.
Florinda: Kam halla se mos donte më shumë që të paktën të na vej në një vend tamam.
Majlinda: Jo thash unë tani e do iki prapë t’ja them dëgjo këtu se 500 mijë lekë do marri do nja dy vjet ti laj këto që do ju japin juve, jo vjen PD. PS e heq gocën i them, mos më çani… rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë.
Florida: Se di sa jepet në këto raste.
Majlinda: Mirë me e ke edhe dy do i japësh asaj…
Florida: Po pra tamam.
Majlinda: Ti hiç.
Florida: Kam frikë mos ka prit ndonjë dyshe.
Lajmi kryesor:
'E do Samsung, jo Iphone', përgjimet e dosjes së SPAK, zbardhen bisedat mes avokateve: Zarfin futja në çantë se ka kamera gjithandej, mos thotë Rovena që u këputën në by... ata
K.T./ReportTv.al