Kronikë

'E do Samsung, jo Iphone', përgjimet e dosjes së SPAK, zbardhen bisedat mes avokateve: Zarfin futja në çantë se ka kamera gjithandej, mos thotë Rovena që u këputën në by... ata

15 Korrik 2021, 11:02| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 14:17

  • Share

Të tjera përgjime të SPAk kanë dalë në dritë në lidhje me ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, për të cilën GJKKO vendosi masën e sigurisë në mungesë 'arrest me burg', e akuzuar për korrupsion, pasi i ka marrë 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Në dosjen e përgjimeve, të siguruar nga gazetari i "Report Tv", Arsen Rusta, del edhe një bisedë që Beu ka zhvilluar me nënë e saj, ku i thotë se Voda i kishte siguruar se mjaftonte të 'fuste këmbën' në Ministri, pasi më pas do të rritej në detyrë.

Përgjimi:

Florida: Me ato leket që do më sjelle Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë nje cike si detyrim ajo.

E ëma: Ishalla o zot i madh, dritë ja bëftë edhe asaj zoti.

Florida: I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njeqind here i tha hajde të dalim për darkë, e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.

E ëma: Po çfarë është kjo tani?

Florida: Zëvendësministre.

E ëma: Tani ca pike synimi ke ti që të fusi aty?

Florida: Në ministri.

E ëma: Po cca me u bë? Nuk mund të pyesja dot në telefon unë edhe kështu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.

Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda unë dua nje vend të mirë për këtë ajo i tha unë direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha

E ëma: Ty të pëlqen kjo? Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me Dap. me Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet

GJKKO la në 'arrest shtëpie' në mungesë Vodën më 13 korrik, ndërsa "Report Tv' mësoi sot të tjera detaje në lidhje me dosjen e Rovena Vodës, ku rezulton se ajo ra në 'rrjetën' e SPAK nga përgjimet që SPAK kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit.  Emirjan Beu, i cili ndërhyri te prokurori Karriqi për pushimin e një çështje, rezulton se është vëllai i Florida Beut, avokate, e cila gjithashtu është në “arrest shtëpie” pasi akuzohet se i ka dhënë 2 mijë euro ish zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda për ta punësuar në Ministrinë e Brendshme. Pikërisht nga përgjimet  e Emrijan Beut dhe lidhjeve të tij me prokurorin Karriqi, është zbuluar edhe rasti i Vodës.

Nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh. Për ngjarjen Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë në ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohen për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Ora 13:46
'600 dollarë kam, t'i sajoj lekët që mos marr kredi se Samsungu te 800-900 bën', biseda mes avokateve: T'ja japim përpara Rovena Vodës, se mos thotë do 'hedhë lumin kjo, të dh.... kalin'

1626349580_Screenshot2.jpg

Vijojnë të zbardhen të tjera episode nga dosja hetimore e SPAK në lidhje me ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Vodën. Në dosjen e SPAK, del një bisedë me avokates Florida Beu që i pagoi ryshfetin Vodës për t'u punësuar dhe Majlinda Hasanit, e cila ishte ndërmjetësja mes ish-zv.ministres dhe Beut.

Në bisedë, Beu shpreh shqetësimin se paratë dhe dhurata i duhen dhënë Vodës "përpara se të mbarojë punën, se mos thotë 'do hedhë lumin kjo, të dh.... kalin'".

Po ashtu, ajo shprehet se i ka 600 dollarë, që do t'i kthejë në lekë, për të blerë telefonin e markës Samsung që do ja jepte Vodës, por shton se duhet të sigurojë edhe disa para të tjera që të mos marrë kredi, pasi aparati celular kushton rreth 800 apo 900 mijë lekë.

Përgjimet:

Florida: Hej po sikur ti sajojmë ato lekët nëse unë kam këtu gjashtëqind dollarë, këtu thyjmë i bëjmë lek shqiptare.

Majlinda: Ehe

Florida: Shikojmë njëherë sa bën ai samsung që tha kjo se aq janë ato te tetëqind, nëntëqind, pse ta mar me kredi unë, se kismet në fund jave Gerti ishalla më sjell nai një mishe her vete unë që t’ja jap këtij.

Majlinda: Prit njëherë.

Florida: T’ia heq se ato për t’u dhonë janë, të rri e qetë pastaj.

Majlinda: Goce prit njëherë ato do të jepen kur të fillosh punë të kalosh provimin dhe dakort e teprohesh.

Florida: Puna është t’ja japësh para se të mbaroj puna ajo se pastaj thotë do hedhi lumin kjo të … kalin.

Ora 13:29
I pagoi 2 mijë euro për një vend pune Rovena Vodës, Florida Beu aplikoi për pozicionin specialiste në 3 ministri

Ndonëse ryshfetin ia pagoi vetëm ish-zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodës, avokatja Florida Beu nuk ka aplikuar për punë vetëm në këtë ministri.

Sipas dosjes së SPAK, në përgjimin e bisedave mes Beut dhe Majlinda Hasanit, rezulton se aplikimi do të bëhej për pozicionin "specialist" në tre Ministri, përkatësisht në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Financave.

Megjitahtë, Beu nuk rezulton fituese e asnjë prej pozicioneve të punës ku ajo ka aplikuar në administratën shtetërore.

Ora 12:58
Përgjimet e dosjes së SPAK/ 'Zarfin futja në çantë se ka kamera gjithandej, mos thotë Rovena që u këputën në by... ata'

Pjesë e përgjimeve të SPAK kanë qenë edhe filmimit dhe fotografimet në ambientet e jashtme. Në një takim mes dy avokateve Florida Beu që donte të punësohej në Ministrinë e Brendshme dhe avokates tjetër Majlinda Hasani që luante rolin e ndërmjetëses, SPAK ka fiksuar edhe bisedën ku theksojnë se Voda i kishte kërkuar që zarfin t’ia fusnin në çantë, “pasi aty kishte kamera gjithandej”.

Florida: Si tha Rovena dje ma jep në çantë

Majlinda: Qyqa ka kamera këtu, bjere bjere çantën tha.

Florida: Ajo qe t’u thone po bjeri mi kështu ca çante,

Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t’ja jepnim.

Florida: Çantë thotë kjo, atë dite tha vetëm Albanës jepi ndonjë gjë se për mua s’ka problem, ndjehem hiles, do ketë thënë u keputën në b…

Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llafe një mijë euro, se s’po i presim , s’po na bën ministre, gati isha unë të hapja

Ora 12:56
Përgjimet e SPAK/ Rovena Voda përdori makinën e ministrisë për të marrë arkën me 'peshk deti' në portin e Durrësit

Vijojnë të dalin të tjera detaje nga dosja hetimore e SPAK në lidhje me ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet se i ka premtuar punësim në ministri avokates Florida Beu, në këmbim të 2 mijë eurove, por nuk kanë munguar as 'dhuratat' e tjera, si një telefon celular, apo një arkë me peshk deti. Sipas SPAK, rezulton se Voda përdorte automjetin e Ministrisë së Brendshme, me targa MB276AA, për të marrë korrupsionin e dyshuar.

Më 6 mars të vitit 2020, Rovena Voda, së bashku me Florida Beun dhe Majlinda Hasanin, personi i cili shërbeu si 'urë' lidhje mes ish-zv.ministres dhe Beut, kanë hipur në automjetin e Ministrisë së Brendshme, dhe kanë shkuar në Portin e Durrësit për të marrë arkën me peshk që, sipas përgjimeve, rezulton se ia kishte dhënë Beu.

Ora 12:51
"Duhet pasur kujdes, se ikën PS dhe vjen PD e ma heqin gocën”, përgjimet nga dosja për Rovena Vodën

1618397388_bombapergjime.jpg

Në dosjen e siguruar nga Report Tv të tjera biseda janë zbuluar nga përgjimet e SPAK për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda. Në një moment personi që do të punësohej bisedon me avokaten Majlinda Hasani dhe  thonë se vendi i punës të jetë i mirë se pastaj vjen PD dhe e heq nga puna.

Florida: Më ngeli në mendje mos donte më shumë kjo.

Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumë, rri urtë se po i hyjë njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.

Florinda: Kam halla se mos donte më shumë që të paktën të na vej në një vend tamam.

Majlinda: Jo thash unë tani e do iki prapë t’ja them dëgjo këtu se 500 mijë lekë do marri do nja dy vjet ti laj këto që do ju japin juve, jo vjen PD. PS e heq gocën i them, mos më çani… rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë.

Florida: Se di sa jepet në këto raste.

Majlinda: Mirë me e ke edhe dy do i japësh asaj…

Florida: Po pra tamam.

Majlinda: Ti hiç.

Florida: Kam frikë mos ka prit ndonjë dyshe.

Ora 12:43
‘E dua Samsung, jo Iphone’, zbardhen bisedat mes dy avokateve për Vodën: Ja si e do celularin që do i japësh

1626349977_rovenavodamajlindahasani.jpg

SPAK ka zbardhur përmes përgjimeve dhe vëzhgimit fizik të gjitha veprimet e ish-zv.ministres së Brendshme Rovena Voda, Majlinda Hasanit dhe Florida Beut. Pas takimit mes Florida Beu dhe Majlinda Hasani bisedojnë me njëra tjetrën për përgatitjen e dokumentave të nevojshme për punësimin, për kryerjen e aplikimit përkatës. Florida ka thënë se Rovenës i bleu “Samsung” pasi nuk preferonte “Iphone”.  Kështu Florida ka blerë një “Samsung” me vlerë 550 euro që e ka marrë me ulje në një dyqan.

Kanë biseduar se aplikimi do të bëhej për pozicionin "specialist" në Ministrinë e Brendshme, në Ministrinë e Drejtësisë, në Ministrinë e Financave. Shtetasja Florida Beu shpjegon se do të blinte edhe aparatin e telefonit celular të markës Samsung, se do i çonte edhe disa përfitime të tjera. 

Pjesë nga përgjimet e SPAK:

Më datën 25.02.2020, ora 17:31:29 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Më ngeli mëndja mos donte më shunë kjo.

Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumëë , rri urtë njëherë se po i hyj njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.

Florida: Kam hall e mos donte mëë shumë që të paktën të na vej në një vënd tamam.

Majlinda: Ja thashë unë tashti e do ik-i prap t’ja them, dëgjo këtu se ajo pesëqind mijë lekë do marri do ja dy vjet ti laj këto që do ju japi juve jo vjen PD , PS e heq gocën i them, mos më cani …..

Rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë.

Florida: Se di sa jepet në këto raste ? Majlinda : Mirë me e ke edhe dy do japësh asaj  

Florida: Po pra tamam.

Majlinda: Ti hic.

lorida: E më thotë mua më

Ora 11:41
Zbardhen të tjera përgjime të SPAK që çuan në 'arrest shtëpie' Rovena Vodën, avokatja-shoqes: I çuam një arkë me peshk deti, 300 mijë lekë jo pak

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, i premtoi punë në ministri avokates Florida Beut, në këmbim të 2 mijë eurove, por duket se nuk kanë munguar edhe "dhuratat' e tjera. Në dosjen hetimore të SPAK, të siguruar nga "Report Tv", del edhe një bisedë që Beu ka zhvilluar me avokaten nga Durrësi, Majlinda Hasani, që ka qenë ndërmjetësja mes Beut dhe Vodës. Rezulton se Beu i ka dhuruar Vodës një telefon për festën e "Tetë Marsit", ndërsa i ka kërkuar të vëllait që t'i japë edhe një arkë me peshk deti, për të cilët shprehet se kushtojnë jo pak, por 300 mijë lekë të vjetra.

Përgjimi:

Majlinda: Jo, jo do ja them unë, e di ajo po e thash unë ka vdek ajo punë, edhe po nuk i dhe ti, e di ajo ja jap nga xhepi im unë.

Florida: A janë për t'u dhënë, a do e bëjë ajo, ajo do e bëjë që do e bëjë

Majlinda: Prit njëherë, ta bëjë, nuk jepen të gjitha përnjëherë, telefonin për "Tetë Mars" ishte shumë tha ajo e dëgjove, e dëgjove edhe për peshkun që i thash unë peshk deti të shtrenjtë

Florida: E dëgjova, ai me të vret se një arkë që do i çojmë ne, do i them vëllait tja bëjë tamam, i shkon 300 mijë lekë pse ça kujton ti se është i lirë

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/07/2021 22:25

    Keto paskeshin dale me makinen e ministrise per peshk,tamam si dilnin ne kohen e Xhaxhit,sekretaret ,drejtoret dhe te gjithe ata qe ishin dikushi neper adm.e kohes,vetem me nje ndryshim, qe ata dilnin edhe per ndonje shqerre,gic,arra etj.Ne ate kohe dilnin neper kooperativa,ferma dhe per gjera te tjera,kishin shiteset e dyqaneve dhe mikeshat e shiteseve qe ua gjenin,ose ua ruanin.Edhe ne ate kohe duhej miku,por korrupsioni ishte kryesisht ne natyre.Per fat te keq kjo gje vazhdon dhe sot,vetem se eshte rritur kapari dhe jane shtrenjtuar shijet e atyre qe duhesh te korruptosh.

    Përgjigju
  • Dea: 15/07/2021 19:33

    Nje gje spo kuptoj ktu. Biseda eshte ndermjet dy bibave qe e kane trash muhabetin sikur ca po japin. S’ ka asnje bisede te ish ministres qe kerkon rryshfet. Po pse mo ti cosh dikujt per miremjohje nje arke peshk e nje telefon eshte korrupsion??? Spaku te merret me ca eshte per tu marre jo me arkat e peshkut. Aq me teper qe kjo As nuk paska filluar pune ne ate ministri.

    Përgjigju
  • babicioti: 15/07/2021 17:59

    Budallackat.Kjo duket mga surrati edhe nje kile mish dhie ti jepje e merte ta zinte ickuri pastaj nje jav

    Përgjigju
  • Qefulli: 15/07/2021 17:38

    Në fakt për Mijra Euro që ka marrë s'ka shumë rëndësi. Këto janë gjëra të vogla që s'ja vlen barra qiranë të merresh me to e të mërzitesh, po të arrish që të marrësh rryshfet "NJË ARKË PLOT ME PESHK", ky është korrupsioni më i pashëmbëllt e më i tmerrëshëm që është parë e dëgjuar ndonjëherë në të gjithë Botën. Po edhe ata që ja kanë dhënë, shumë të pasur paskan qënë. E si mund të japësh një "ARKË PLOT ME PESHK", për një vënd pune të rëndomtë?!!.... Këtej nga jam unë (në Maltë), peshku blihet me feta të holla (me gramë) dhe hahet vetëm për festa e zijafete. Është shumë i shtrenjtë ai...

    Përgjigju
  • vlonjati: 15/07/2021 16:36

    Hahahahahahahahahahahahahaha u çu meka me ate pjesen e peshkut hahahahahaha sa gallat ça bëhet kështu hahahahahahahah

    Përgjigju
  • Piu: 15/07/2021 15:49

    Aman, zonja ka dasht me u bo nder, ket9 kane shpupurish sikur ca po bejne. Po ku zihen puna sot me 2 mije euro.

    Përgjigju
  • Mira: 15/07/2021 15:00

    Kshu esht e gjith shqiperia Hetonii oshee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?