Duma brenda selisë së PD: Distancohem nga dhuna e Berishës, të largohet! Boll me një të re që kopjon një të vjetër

8 Janar 2022, 13:40| Përditesimi: 8 Janar 2022, 13:53

  • Share

Deputetja Grida Duma ka reaguar nga selia e Partisë Demokratike përmes një live në ‘Facebook’ e cila thotë se kjo situatë duhet të ishte zgjidhur përmes dialogut. Gruma tha se distancohet nga dhuna e Sali Berishës, ndërsa thotë se ka ardhur koha që e vjetra të largohet dhe t’iu lihet vendi i të rinjve. Ndërsa dha dhe një mesazh për Bashën ‘boll me një të re që kopjon një të vjetër’.

Grida Duma rrëfen momentet brenda në seli ku nuk merrnin dot frymë për shkak të gazit lotsjellës.

“Ata që janë zgjedhur nga populli ata që janë deputete duhet të gjenin mënyrën të diskutonin qetësisht. Është një fatkeqësi për në të gjithë që bëjmë protesta kundër njëri tjetrit. Kërkohet zgjidhje, nuk është çështje godine, është çështje njerëzish që besojnë në kauza reale. Duhet ndëshkuar dhuna. Më vjen keq, ata demokratë janë të keq përdorur. Distancohem nga dhuna e Sali Berishës, është e rëndë nga shkallët të thotë nuk ka dhunë. Kjo nuk është çështje PD, kjo është çështje e gjithë shqiptareve, e vjetra duhet të largohet, boll me një të re që kopjon një të vjetër, boll me një të vjetër që s’di ku e ka vendin në histori dhe duhet ti lëmë vendin të rinjve, unë e para nëse është e nevojshme”, thotë Duma.

 


Lajmi kryesor:

Report Tv siguron pamje brenda selisë së PD, Salianji: Dhunë e paimagjinueshme, një grua shtatzënë është plagosur, një person tjetër në gjendje të rëndë! Duma: Distancohem nga dhuna e Berishës


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?