Dumani dha fakte të tjera, SPAK tërheq nga gjykimi çështjen ndaj Erion Alibejt: Do kryhen hetime! Porositi vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt

18 Tetor 2022, 12:55| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 14:20

  • Share

Prej 4 shkurtit të këtij vitit Erion Alibej ishte marrë i pandehur nga Gjykata e Posaçme, e cila pranoi kërkesën e atëhershme të SPAK për ta gjykuar, i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe si porositësin e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.  Por kur kanë kaluar më shumë se 8 muaj SPAK ka tërhequr kërkesën duke kërkuar tashmë më shumë kohë për më shumë hetime.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se Prokuroria para gjykatës ka deklaruar se nga deklarimet e deritanishme përfshi dhe ato të dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani, është e nevojshme të kryhen hetime shtese për Alibejn. Sipas prokurorisë Alibej dyshohet të jetë i peërfshirë në të tjera porosi për vrasje dhe krime vecc asaj të Ramazanit e Runajt. Kërkesa për tërheqjen e kërkesës për gjykim e akteve është bërë nga prokurori i çështjes Behar Dibra, që pas përfundimet të hetimet Erion Alibej të risillet në gjykatë si i pandehur.

Erion Alibej dyshohet të jetë porositësi i vrasjes së efektivit Krenar Guçe, i cili ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020, teksa aktualisht është me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist.  Fotografia e tij u gjet në telefonin e Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij ka treguar një listë me emra dhe foto që prisnin të ekzekutoheshin.

Vrasjet e Ramazanit dhe Runajt

Regis Runaj u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit, mbrëmjen e 29 korrikut 2020. Dy autorët dyshohet se kanë konsumuar lëndë narkotike bashkë me viktimën e më pas e kanë goditur me thika. Policia e shtetit tregoi provat që fajësojnë Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin për vrasjen e Regis Runaj. Këta dy persona dyshohet se janë përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ngjarje kjo e ndodhur më 20 korrik. Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan. 

 "Truri" i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik ishte 34-vjeçari Erion Alibej! 34-vjeçari ishte organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu bënë arrestimin e tij në 18 shtator të 2020, ndaj të cilit më pas është caktuar edhe masa e sigurisë "Arrest me burg".

Ora 13:06
SPAK tërhoqi gjykimin për më shumë hetime, Erion Alibej porositi vrasjen e oficerit të policisë! Fotoja ishte në celularin e Dumanit

1666091224_1655368178krenarguce.jpg

SPAK tërhoqi sot aktet në GJKKO për më shumë hetimet ndaj Erion Alibejt por për ccfarë akuzohet ai nga dëshmitari i drejtësisë, Nuredin Dumani? Erion Alibej dyshohet të jetë porositësi i vrasjes së efektivit Krenar Guçe, i cili ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020, teksa aktualisht është me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist.  Fotografia e tij u gjet në telefonin e Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij ka treguar një listë me emra dhe foto që prisnin të ekzekutoheshin.

Erion Alibeaj kishte vendosur të hakmerrej ndaj çdo personi që kishte marrë pjesë në ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku ai humbi vëllanë, xhaxhanë dhe një mikun e tij, shtetas turk. Masakra me 3 viktima solli një sërë vrasjesh.

Dëshmia e një të riu të marrë nga oficeri Krenar Guçe hodhi dritë mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Renis Runajt, të kryera në hark të shkurtër kohor. U zbuluan edhe 2 ngjarje të tjera me katër viktima në Durrës që dolën në dritë falë dëshmitarit Klevis Alla.

Ai zbuloi detaje për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës ndërsa për atentatin ndaj Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës nxori emrin e Altin Ndocit si dhe lidhjet me Nuredin Dumanin, Talo Çelën dhe Euglen Halilin. Sipas tij, porositësi ka qenë Erion Alibej, i cili u vu në pranga nga policia falë kësaj dëshmie.

Erion Alibej mësoi se cili prej efektivëve mori dëshminë që çoi pas hekurave dhe 2 persona të tjerë. Për këtë arsye dyshohet se vendosi të kërkojë ekzekutimin e tij dhe i dërgoi Dumanit fotografinë e efektivit Guçe.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Weekend: 21/10/2022 01:26

    Out of time

    Përgjigju
  • 0688174777: 19/10/2022 18:16

    DUMANI NJE KOKRRA KURVES JE, ERJON TE UROJ LIRIM TE SHPEJTE SE SKA SHTET KTU VLLA

    Përgjigju
  • Shakaron: 18/10/2022 22:49

    Erjon shpresoj te jesh jashte sa me shpejt

    Përgjigju
  • Peqinii: 18/10/2022 13:23

    Po kush e mbante erionin mren erioni esht miliarder ku pyet ai

    Përgjigju
    • Kuqi: 18/10/2022 15:44

      O Behar qe vetem prekuror sje pianec po dhe duke shfrtezu ata te pa fajshmit pse se hap dosjen e policit te rugores qe u vra ne tiran apo e mbylle shpej e shpejt ti i kishe me prova fakte foto vidjo maskarenj turp kush te mbane ty

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?