SPAK tërhoqi sot aktet në GJKKO për më shumë hetimet ndaj Erion Alibejt por për ccfarë akuzohet ai nga dëshmitari i drejtësisë, Nuredin Dumani? Erion Alibej dyshohet të jetë porositësi i vrasjes së efektivit Krenar Guçe, i cili ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020, teksa aktualisht është me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist. Fotografia e tij u gjet në telefonin e Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij ka treguar një listë me emra dhe foto që prisnin të ekzekutoheshin.
Erion Alibeaj kishte vendosur të hakmerrej ndaj çdo personi që kishte marrë pjesë në ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku ai humbi vëllanë, xhaxhanë dhe një mikun e tij, shtetas turk. Masakra me 3 viktima solli një sërë vrasjesh.
Dëshmia e një të riu të marrë nga oficeri Krenar Guçe hodhi dritë mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Renis Runajt, të kryera në hark të shkurtër kohor. U zbuluan edhe 2 ngjarje të tjera me katër viktima në Durrës që dolën në dritë falë dëshmitarit Klevis Alla.
Ai zbuloi detaje për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës ndërsa për atentatin ndaj Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës nxori emrin e Altin Ndocit si dhe lidhjet me Nuredin Dumanin, Talo Çelën dhe Euglen Halilin. Sipas tij, porositësi ka qenë Erion Alibej, i cili u vu në pranga nga policia falë kësaj dëshmie.
Erion Alibej mësoi se cili prej efektivëve mori dëshminë që çoi pas hekurave dhe 2 persona të tjerë. Për këtë arsye dyshohet se vendosi të kërkojë ekzekutimin e tij dhe i dërgoi Dumanit fotografinë e efektivit Guçe.
Lajmi kryesor:
Dumani dha fakte të tjera, SPAK tërheq nga gjykimi çështjen ndaj Erion Alibejt: Do kryhen hetime! Porositi vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt
K.T./ReportTv.al