Kreu i SPAK, Altin Dumani kërkon ndryshimin e ligjit për prokurorët e SPAK me qëllim që ata të kenë mundësi për rikandidim pas mbarimit të mandatit.
“Statusi aktualisht parashikon që prokurorët e SPAK pas përfundimit të mandatit 9 vjeçar të kthehen në prokurorinë ku kanë ushtruar më parë funskionin. Për shkak të ndryshimit të hartës një pjesë e këtyre prokurorive nuk ekzistojnë. Adnani nuk di ku të shkojë se është shkrirë prokuroria e krimeve të rënda.
Është investuar aq shumë për ngritjen e tyre profesionale jo vetëm nga shteti por dhe ndërkombëtarët. Këta janë aset. Nuk kemi luksin ti çojmë në një vend tjetër. Nuk kemi aq burime njerëzore, e të kualifikuar dhe me integritet sa të plotësojmë boshllëqet e krijuara. Rivlerësim dhe dhënie mundësie për të kandiduar. Do të thotë unë si Altin Dumani do të vij të konkuroj. Nuk thashë të emërohet automatikisht’ tha Dumani.
Dumani shprehu shqetësimin dhe për punën e ngarkuar për shkak të mungesës së hetuesve ndërsa vuri në dukje se janë më të kontrolluarit.
"Nëse kemi hetues të mirë e profesionistë puna e prokurorit lehtësohet. Prokurori në një vend tjetër nuk kryen hetimet, kontrollon punën e hetuesit. Ne jemi kthyer në punëtor krahu, bëjmë çdo gjë vetë. Prokurori i SPAK është ndër më të kontrolluarit e monitoruarit. Ne kontrollohemi përditë sa I takon integritetit. Monitorohemi nga ju. Drejtuesi i SPAK raporton në Kuvend. ILDKP na kontrollon në asetet tona. Pastrimi I parave monitoron cdo lëvizje në llogaritë tona bankare. Kontrollohen komunikimet tona. Jemi njerëzit më të kontrolluar. Nuk ka si të vijë rreziku sa kohë që kontrollohemi e monitorohemi nga institucione të tjera' tha Dumani
Lajmi kryesor:
Kreu i SPAK raporton ne KLP, Dumani: Institucionet shtetërore s' po raportojnë rastet e korrupsionit: Referimet me tendencë të fortë rënie
S.G/ReportTv.al