Kreu i SPAK raporton ne KLP, Dumani: Institucionet shtetërore s' po raportojnë rastet e korrupsionit: Referimet me tendencë të fortë rënie

4 Prill, 10:02| Përditesimi: 4 Prill, 22:18

  • Share

TIRANE- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani, u shpreh sot i shqetësuar për numrin e ulët të referimeve nga institucionet publike mbi rastet e dyshuara për korrupsion apo krim të organizuar. 

Gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2023, Dumani vuri në dukje rritjen e procedimeve penale por duket që SPAK në betejën kundër korrupsionit po lihet vetëm nga institucionet e tjera shtetërore. Madje jep dhe shifra. 

"Duhet nënvizuar se bashkëpunimi i institucioneve publike në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar është shqetësues. Nisur nga numri i referimit të veprave penale nga institucionet publike, duke përjashtuar policinë e shtetit ky numër është mjaft i ulët për vitin 2023 me vetëm 12 raste të referuara. Referimi nga këto institucione ka një tendecë të fortë rënie, që shkon deri në 40% krahasuar me vitin 2022. SPAK ka mbajtur të njëjtën qasje në 3 vitet e fundit' tha SPAK. 

Rënia e referimeve në SPAK vihet re si nga institucionet në nivel qëndror ashtu dhe lokal dhe kjo u vlerësua si shumë shqetësuese për SPAK pasi i vetëm nuk mund të përballojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe i ftoi institucionet të referojnë rastet duke ofruar një bashkëpunim të ngushtë me ta.

'Përjashtuar policinë e shtetit, institucione të tjera që edhe ata pjesë të detyrave e kompetencave të tyre kanë dhe luftën kundër korrupsionit, qoftë të nivelit qëndror apo lokal nuk referojnë në SPAK veprat penale në natyrë korruptive apo vepra të tjera penale. Ky është shqetësim për SPAK, pasi SPAK i vetëm nuk mund të adresojë dhe përballojë luftën kundër korrupsionit apo vepra të tjera penale që kryhen nga subjekte që mbajnë një funksion shtetëror. Është e nevojshme dhe domosdoshme forcimi i bashkëpunimit dhe rritja e numrit të referimeve nga institucionet e tjera. Ne si strukturë, BKH apo SPAK jemi shumë të hapur e shumë bashkëpunues me të. Cilido institucion e ka konstatuar këtë. Në çështje të natyrës sensitive ne vëmë në dispozicion të gjithë mjetet teknike të rastit, por secili institucion duhet të bëjë detyrën e vet. Institucionet që kanë për detyrë  edhe dhe luftën kundër korrupsionit duhet të jenë të vëmendshëm dhe të rrisin referimet për veprat penale si korrupsion, shkelje të barazisë në tendera" tha Dumani. 

Brenda vitit 2023 ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona në hetim "me funksion, ish ministrin e shëndetësisë, ish gjyqtar apeli, krytar bashkie, ish kryeministër, ish ministër finance, ish ministër mjedisi, ish prokuror etj" tha Dumani.

E ndërsa nga njëra anë pranohet niveli i lartë i korrupsionit nga ana tjetër nga mungesa e referimeve nga institucionet shtetërore brenda së cilave ka struktura kontrolluese dhe antikorrupsion, po krijon një vakum.  

"Të gjitha institucionet në punën e tyre kanë prioritet dhe luftën kundër korrupsionit. Ne si SPAK e dimë shumë mirë se shumë institucione kanë struktura brenda institucionit për luftën kundër korrupsionit, audite, bilbilfryrës, struktura kontrolluese që këtë detyrim kanë. Ne presim që këto struktura të na furnizojnë ne me referime, kallëzime, informacione. Pasi nga njëra anë pranohet se është nivel i lartë korrupsioni nga ana tjetër nuk ka referime e as kallëzime. Sado që të përpiqemi ne si SPAK nuk mund ta bëjë një institucion i vetëm prandaj duhet bashkëveprim. Dedektimi i rasteve korruptive dhe referimi I rasteve. Këto kanë munguar është realitet. Nuk mund të mbushim këtë vakum që krijohet nga mungesa e referimeve nga institucionet e tjera." tha Dumani. 

Duke folur me shifra, Dumani tha se janë 201 procedime për korrupsion, 18 të pandehur zyrtarë të nivelit të lartë mes tyre ish kryeministri, dhe 3 ish ministra se vlera e pasurive të sekuestruara e konfiskuara përllogaritet në 41 milionë euro.

Kreu i SPAK tregoi se jo gjithmonë bashkëpunojnë me policinë në hetimet për disa dosje pasi ka rezultuar se "eksponentë të policisë së shtetit, madje me funksione të larta kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar. Janë një kategori çështjesh që ne hetojmë ekskluzivisht me BKH-në" tha Dumani

Më shumë procedime penale
Eshtë rritur numri i procedimeve penale të reja me 16 % krahasuar me vitin 2022. 

Konkretisht ne 2023 janë regjistruar: 
201 procedime penale për korrupsionin 
85 procedime për krimin e organizuar
13 procedime për terrorizmin.

Pergjimet 
Përgjimet janë përdorur në 109 procedime për vepra penale të korrupsionit dhe 77 procedime për krimin e organizuar.

“Në total ka një rritje prej 91 % të interceptimit të pajisjeve fundore” tha Dumani para anëtarëve të KLP ndërsa në raportin e vitit 2023 evidentohet se janë "përgjuar 3335 persona, ku 1899 janë përgjuar për hetime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa 1436 persona janë përgjuar për korrupsion” 

Gjatë vitit 2023 janë ngritur 10 skuadra të reja të përbashkëta hetimore, ndërsa hetimet vijojnë me 25 skuadra të përbashkëta hetimore me Italinë, Franca, Maqedonia e Veriut e Kosova. Ndërkohë përfaqësues të DEA-s dhe FBI-së janë atashuar pranë SPAK-ut.

Kërkesat e Dumanit
Para anëtarëve të KLP-se Dumani vuri theksin tek shtimi i numrit të hetuesve të BKH-së, kërkoi të rishihen disa vepra penale të cilat i heton SPAK si dhe mundësinë e rikandimit të prokurorëve të SPAK për një mandat të dytë. 

Të pranishëm ishin dhe dy zëvendësdrejtuesit e tij Adnand Xholi dhe Klodian Braho dhe drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj

Ora 13:03
Dumani: Disa dosje s'i hetojmë dot me policinë e shtetit! Ka funksionarë të lartë që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar

Kreu i SPAK tha se për disa dosje nuk mund të bashkëpunojë me policinë e shtetit pasi po hetojne efektivë, madje me funksione të larta që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar.

Krijimi i një nukli të oficerëve të policisë gjyqësore në policinë e shtetit ku mund të adresojmë procedimet tona mund të bëhet por ne bashkëpunojmë me strukturë të posaçme me drejtorinë e policisë së shtetit. Por janë një kategori çështjesh që ne nuk mund ti hetojmë me policinë e shtetit, sidomos ata kur përfshihen punonjësit e policisë së shtetit. Hetimet tona kanë treguar që eksponentë të policisë së shtetit, madje me funksione të larta kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar, referuar dhe cështjeve që kemi hetuar, dhe çështjeve që kemi në hetim e sipër. Janë një kategori çështjesh që ne hetojmë ekskluzivisht me BKH-në. Patjetër që bashkëpunojmë me policinë dhe kemi bashkëpunim të ngushtë" tha Dumani para KLP-se. 

Ora 12:17
Procedim penal të ndikuar nga politika? Dumani debat me anëtarin e KLP-se: Ti nuk duhet ta mendosh dhe nuk ndodh kurrë në SPAK

1712222829_Screenshot4.jpg

Në një moment ka ndodhur një debat mes kreut të SPAK Altin Dumani dhe një prej anëtarëve të KLP-së.

Tartar Bazaj: A mund të paraqesni rrezikshmëri për një kandidat. Ju i regjistroni një procedim penal për ta penguar për ta promovuar si deputet.
Altin Dumani: As nuk duhet ta mendosh aq më tepër në cilësinë e anëtares së KLP-së e nuk duhet ta mendosh dhe nuk ndodh kurrë. Zoti Baze ti nuk duhet ta mendosh dhe nuk ndodh kurrë në SPAK, dakord.

Ora 11:44
Dumani kërkon ndryshimin e ligjit: Prokurorët e SPAK të kenë të drejtë rikandidimi pas mbarimit të mandatit! Jemi njerëzit më të kontrolluar

1712224897_finalprojekt.01120310.Still160.jpg

Kreu i SPAK, Altin Dumani kërkon ndryshimin e ligjit për prokurorët e SPAK me qëllim që ata të kenë mundësi për rikandidim pas mbarimit të mandatit. 

“Statusi aktualisht parashikon që prokurorët e SPAK pas përfundimit të mandatit 9 vjeçar të kthehen në prokurorinë ku kanë ushtruar më parë funskionin. Për shkak të ndryshimit të hartës një pjesë e këtyre prokurorive nuk ekzistojnë. Adnani nuk di ku të shkojë se është shkrirë prokuroria e krimeve të rënda.

Është investuar aq shumë për ngritjen e tyre profesionale jo vetëm nga shteti por dhe ndërkombëtarët. Këta janë aset. Nuk kemi luksin ti çojmë në një vend tjetër. Nuk kemi aq burime njerëzore, e të kualifikuar dhe me integritet sa të plotësojmë boshllëqet e krijuara. Rivlerësim dhe dhënie mundësie për të kandiduar. Do të thotë unë si Altin Dumani do të vij të konkuroj. Nuk thashë të emërohet automatikisht’ tha Dumani.

Dumani shprehu shqetësimin dhe për punën e ngarkuar për shkak të mungesës së hetuesve ndërsa vuri në dukje se janë më të kontrolluarit. 

"Nëse kemi hetues të mirë e profesionistë puna e prokurorit lehtësohet. Prokurori në një vend tjetër nuk kryen hetimet, kontrollon punën e hetuesit. Ne jemi kthyer në punëtor krahu, bëjmë çdo gjë vetë. Prokurori i SPAK është ndër më të kontrolluarit e monitoruarit. Ne kontrollohemi përditë sa I takon integritetit. Monitorohemi nga ju. Drejtuesi i SPAK raporton në Kuvend. ILDKP na kontrollon në asetet tona. Pastrimi I parave monitoron cdo lëvizje në llogaritë tona bankare. Kontrollohen komunikimet tona. Jemi njerëzit më të kontrolluar. Nuk ka si të vijë rreziku sa kohë që kontrollohemi e monitorohemi nga institucione të tjera' tha Dumani

Ora 11:32
Dumani në KLP: SPAK të mos hetojë korrupsionin me vlerë 50 mijë lekë, të rritet kufiri

 

Kreu i SPAK kërkon dhe ndryshim të kompetencës lëndore lidhur me korrupsionin.

“Kur flasim për kufirin monetar prej 50 mijë lekësh. Ky kufi duhet të jetë shumë më i lartë. Duhet riparë kufiri monetar. Nuk është e thënë që këtë kategori ta hetojë vetëm SPAK për një kufi të ulët monetar. Mund të jetë dhe 500 mijë, 100 mijë lekë të reja, le ta vendosë ligjvënësi, por ky kufi monetar kalimi i të cilit na bën ne kompetentë nuk më duket i arsyeshëm. Ndoshta për tu riparë dhe disa vepra penale të tjera, por këtë e shoh më emergjente’ tha Dumani para KLP-së.

Ora 11:14
Dumani para KLP: Shtoni hetuesit e BKH-së! Në vende të tjera prokurori kontrollon nuk kryen hetime! Jemi kthyer në punëtor krahu

 

Në lidhje me hetimin e krimit të organizuar SPAK ka ndjekur strategjinë e hetimit shterrues duke synuar shkatërrimin përfundimtar të tyre, por për këtë kërkohen më shumë hetues të BKH-së.

‘Duhen shtuar hetuesit e BKH duke pasur parasysh se mbi 75 % e hetimeve aktuale kryhen nga BKH. Kemi një ndryshim trendi, nëse deri në 2022  numrin më të madh të hetimeve SPAK e ndiqte me policinë e shtetit tani hetimet I kryejmë me BKH.  Kemi rritje të ngarkesës sidomos kur vjen puna për bashkëpunimin me autoritetet e huaja që kanë një fluks shumë të madh informacioni, letërporosi etj.”

Një tjetër shqetësim mbetet mungesa e stafit dhe ngarkesa për të ndjekur seanca.

“Drejtuesi i SPAK duhet të ndjekë 150 seanca gjyqësore në harkun kohor janar 2025-  qershor 2026, një numër që mund të rritet.  Parashikojmë rritje të volumit të punës në një kohë që burimet njerëzore vijojnë të mbeten të njëjta’

Me ardhjen e dy kolegëve të tjerë, bëhen 20 prokurorë të SPAK. "Kjo është mjaftueshëm. Nuk mendoj të shtohet numri i prokurorëve por të hetuesve. Shtoni hetuesit.Nevoja për ta është shumë e madhe" tha Dumani  

Ndërkohë është drejt përfundimit procesi i rivlerësimit për 28 hetuesit e parë të BKH-së

“Mund të ketë hetues që lënë për tu dëshiruar në punën e tyre ata janë në proces rivlerësimi. Dhe 28 të parët e emëruar në vitin 2021. Të shikojmë ndoshta ndonjë prej tyre e kalon apo e kalojnë të gjithë. Unë nuk kam kompetenca por është ngritur një komision”

Më tej shprehu shqetësimin dhe për punën e ngarkuar për shkak të mungesës së hetuesve, dhe atyre profesionistë. 

"Nëse kemi hetues të mirë e profesionistë puna e prokurorit lehtësohet. Prokurori në një vend tjetër nuk kryen hetimet, kontrollon punën e hetuesit. Ne jemi kthyer në punëtor krahu, bëjmë çdo gjë vetë" tha Dumani. 

Ora 10:54
Dumani para KLP: SPAK 201 procedime për korrupsion brenda 2023, 18 zyrtarë të lartë, të pandehur: Ish kryeministri, ish ministra, ish prokurore

 

Kreu i SPAK, Altin Dumani, përpara trupës së KLP-së, bëri bilancin e institucionit që ai drejton përgjatë 2023.

Duke folur me shifra, Dumani tha se janë 201 procedime penale për korrupsion, nga të cilët 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë.

Dumani vuri në dukje rritjen e procedimeve penale kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë nga SPAK por nuk po ndodh kjo me institucionet shtetërore.

Ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona në hetim "me funksion, ish ministrin e shëndetësisë, ish gjyqtar apeli, kryetar bashkie, ish kryeministër, ish ministër finance, ish ministër mjedisi, ish prokuror ish sekretarë të përgjithshëm etj" tha Dumani.

Ora 10:02
SPAK sekuestroi dhe konfiskoi 41 mln euro pasuri brenda 2023

 

Kreu SPAK Altin Dumani, raporton në KLP mbi një bilanc të punës për vitin 2023
Gjate vitit 2023 janë sekuestruar e konfiskuar 41 milionë euro pasuri me origjinë kriminale. 

“41 milionë euro është vlera e pasurive të sekuestruara e konfiskuara në vitin 2023. Nga të cilat 54% e zënë pasuritë e konfiskuara në vlerën e 22.5 mln euro dhe 46 % të sekuestruara në vlerën 19 milionë euro’ tha Dumani

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/04/2024 01:36

    Z.Dumani,ju nga nje ane ankoheni per mbingarkese e mungese stafi,nga ana tjeter ankoheni se nuk ka mjaftueshem denoncime! Z.prokuror,mos prit qe institucionet te denoncojne vetveten,por do te sugjeroja te shikonit komentet e njerezve te thjeshte neper portale,gjen shume informacione interesante.

    Përgjigju
  • Landi: 04/04/2024 18:50

    Mjafton fytyra e shendoshe e qafa e trashe per te kuptuar sa shume punon SPAK! Kaq hipokrit sa liston nen procedim si funksionare te larte...ish funksionare. Edhe nje medioker e jo ne prokuroret tane magistrate e kuptojne qe parate publike nga bashkia e Tiranes qe kunderligjshmerisht prokurohen e me pas transferohen per investime te paligjshme pasurie te paluajtshme ne Dhermi e per te cilat Kyreministri jep leje ndertimi pas ndertimit e frekuentimit si barbar qe eshte, jane nje forme tipike e pastrimit te parave gjeneruar nga korrupsioni zyrtar ne formen me te larte te tij-kapjen e shtetit.

    Përgjigju
  • Po mër po: 04/04/2024 15:20

    Ka ra korrupsioni thuj. Ose me thonë si Skënderbeu " korrupsionin nuk ua solla unë, atë e gjeta këtu mes jush."

    Përgjigju
  • Tela: 04/04/2024 11:00

    Mos na i shah institucionet se Edi Rama me Erjonin punojne nate e dite qe ti sistemojne e rregullojne. Po se jane ca bije k..sh qe kane qejf te hane molla e dardha...Edi nuk eshte roje pylli qe te merret me ta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?