Në lidhje me hetimin e krimit të organizuar SPAK ka ndjekur strategjinë e hetimit shterrues duke synuar shkatërrimin përfundimtar të tyre, por për këtë kërkohen më shumë hetues të BKH-së.
‘Duhen shtuar hetuesit e BKH duke pasur parasysh se mbi 75 % e hetimeve aktuale kryhen nga BKH. Kemi një ndryshim trendi, nëse deri në 2022 numrin më të madh të hetimeve SPAK e ndiqte me policinë e shtetit tani hetimet I kryejmë me BKH. Kemi rritje të ngarkesës sidomos kur vjen puna për bashkëpunimin me autoritetet e huaja që kanë një fluks shumë të madh informacioni, letërporosi etj.”
Një tjetër shqetësim mbetet mungesa e stafit dhe ngarkesa për të ndjekur seanca.
“Drejtuesi i SPAK duhet të ndjekë 150 seanca gjyqësore në harkun kohor janar 2025- qershor 2026, një numër që mund të rritet. Parashikojmë rritje të volumit të punës në një kohë që burimet njerëzore vijojnë të mbeten të njëjta’
Me ardhjen e dy kolegëve të tjerë, bëhen 20 prokurorë të SPAK. "Kjo është mjaftueshëm. Nuk mendoj të shtohet numri i prokurorëve por të hetuesve. Shtoni hetuesit.Nevoja për ta është shumë e madhe" tha Dumani
Ndërkohë është drejt përfundimit procesi i rivlerësimit për 28 hetuesit e parë të BKH-së
“Mund të ketë hetues që lënë për tu dëshiruar në punën e tyre ata janë në proces rivlerësimi. Dhe 28 të parët e emëruar në vitin 2021. Të shikojmë ndoshta ndonjë prej tyre e kalon apo e kalojnë të gjithë. Unë nuk kam kompetenca por është ngritur një komision”
Më tej shprehu shqetësimin dhe për punën e ngarkuar për shkak të mungesës së hetuesve, dhe atyre profesionistë.
"Nëse kemi hetues të mirë e profesionistë puna e prokurorit lehtësohet. Prokurori në një vend tjetër nuk kryen hetimet, kontrollon punën e hetuesit. Ne jemi kthyer në punëtor krahu, bëjmë çdo gjë vetë" tha Dumani.
Lajmi kryesor:
Kreu i SPAK raporton ne KLP, Dumani: Institucionet shtetërore s' po raportojnë rastet e korrupsionit: Referimet me tendencë të fortë rënie
S.G//ReportTv.al