Kreu i SPAK, Altin Dumani në një tryezë ku u diskutua për drejtësinë, u pyet edhe për masat e sigurisë arrest me burg, që së fundmi janë kthyer në një debat nëse po përdoren ose jo pa kriter. Dumani tha se përpjekja për ta shfaqur SPAK si një institucion represiv është e dështuar. AI thotë se masa e sigurisë arrest me burg është në rënie dhe u ndal edhe në statistikat e SPAK, ku tha se vetëm 5% e arresteve me burg janë për veprën penale të korrupsionit.
“Në çdo masë që në kërkojmë përpiqemi të jemi shumë strikt në zbatimin e kritereve që parashikon kodi. Lloji i masës përzgjidhet nga disa masa të caktuara. Çdo hetim ka dinamikat e veta. Përpjekjet për të vendosur SPAK si një institucion represiv, është përpjekje e dështuar se shifrat flasin vetë. Institucioni që unë drejtoj ka publikuar numrin e përgjithshëm të paraburgosurve e për llogari të SPAK në raport me numrin total të paraburgosurve në Shqipëri. Më pak se 9% dhe këta kanë janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar. Sa i takon korrupsionit rreth 49% janë hetuar në gjendje të lirë. SPAK në kërkesat që bën është e kujdesshme të vlerësojë kriteret dhe kushte që parashikohen. Jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Po të shohësh trendin, është në rënie sa i takon masave të sigurimit arrest me burg. Hidhini sytë çfarë ndodh tej SPAK, SPAK është një institucion me kompetencë të kufizuar për disa vepra penale.
Ne jemi të kujdesshëm për të analizuar elementë të veprës penale dhe kontributin që personi juridik ka në kryerjen e verës penale. Nuk mund të bëhemi ne pengesë për ushtrimin e një aktiviteti normal të një personi juridik. Për veprat penale për korrupsionin zë rreth 5% të totalit të masave të sigurimit”, tha Dumani.
Lajmi kryesor:
‘Arrestet me burg pa kriter’, Dumani ‘replikë’ me Ramën: Përpjekja që SPAK të duket si institucion represiv, tentativë e dështuar! Bani: S’mund t’u bëhet gjyqi gjyqtarëve
SI.E./I.M/ReportTv.al
