Foto: Altin Dumani në Shkodër
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, sipas burimeve, gjatë mbledhjes ka vendosur theksin tek zbulimi i krimeve zgjedhore.
Altin Dumani deklaroi se SPAK ka procedime konkrete lidhur me krimet zgjedhore dhe se pritshmëritë janë të mëdha.
Po ashtu, Altin Dumani ka kërkuar që në rastet kur ka akuza apo deklarata publike për shitblerje vote, personat që i bëjnë këto akuza duhet të thirren për të bërë kallëzim në polici dhe prokurori, si edhe të mos neglizhohen si raste.
Po ashtu, kreu i SPAK Dumani kërkoi që policia dhe prokuroria të jenë sa më vigjilente lidhur me krimet zgjedhore në këto ditë të fundit të fushatës elektorale.
Dumani mësohet se ka vlerësuar punën e policisë dhe prokurorisë Shkodër duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha strukturat ligjzbatuese.
Lajmi kryesor:
Krimet zgjedhore/ Kontrolle në Shkodër nga BKH, preket edhe shtabi i PSD! Altin Dumani 1 orë takim në Prokurori, zbardhen porositë! Shkon edhe në Lezhë
Xh.K/ReportTv.al
