SPAK, BKH dhe Policia e Shkodrës kryen kontrolle dhe veprime hetimore në Qarkun e Shkodrës, konkretisht në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Agjentët e BKH, që u mbështetën në terren nga oficerë dhe patrulla të bluve të Shkodrës, deri më tani raportohet se shoqëruan disa persona dhe kanë mundur të gjejnë dhe sekuestrojnë materiale me interes për hetimin. BKH e policia kryen kontrolle në disa banesa, zyra e automjete që sipas burime i përkisnin anëtarë të shtabit të PSD.
Për këtë operacion, në Shkodër zbarkoi vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili është në krye të “Task-Forcës” për krime zgjedhore. Dumani për rreth 1 ore zhvilloi një takim me drejtuesin e prokurorisë Shkodër, kryepolicin e qarkut dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve ligjzbatuese. Burimet i thanë Report Tv se Dumani deklaroi që SPAK ka procedime konkrete për krimet zgjedhore dhe se pritshmëria është e madhe. Ai kërkoi që në rastet kur ka akuza apo deklarata publike për shitblerje vote, personat që i bëjnë akuzat duhet të thirren për të bërë kallëzim në polici dhe prokurori, edhe të mos neglizhohen si raste.
Pas Shkodrës, Dumani zbarkoi në Lezhë, një zonë me tensione të larta zgjedhore. ë këtë qark kandidati i Sali Berishës, Gjin Gjoni, deklaroi se kanë ngritur një strukturë për mbrojtjen e votës dhe madje nënkryetari i bashkisë së Lezhës, Fatjon Zefi ndau edhe një video kur Gjoni i bllokon makinën. Në këtë qark janë shënuar disa incidente lidhur me zgjedhjet, më i fundit ishte situata mes PS dhe Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës, ku këta të fundit pretenduan se socialistët po blejnë vota. Në Dajç, anëtarë të PD ndoqën automjetin e babait të kandidates së PS dhe i kërcënuan me armë.
Ndërkohë SPAK bën me dije se deri më tani kanë nisur hetimet për 35 materiale kallëzuese në lidhje me krimet zgjedhore.
Foto: Altin Dumani në Shkodër
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, sipas burimeve, gjatë mbledhjes ka vendosur theksin tek zbulimi i krimeve zgjedhore.
Altin Dumani deklaroi se SPAK ka procedime konkrete lidhur me krimet zgjedhore dhe se pritshmëritë janë të mëdha.
Po ashtu, Altin Dumani ka kërkuar që në rastet kur ka akuza apo deklarata publike për shitblerje vote, personat që i bëjnë këto akuza duhet të thirren për të bërë kallëzim në polici dhe prokurori, si edhe të mos neglizhohen si raste.
Po ashtu, kreu i SPAK Dumani kërkoi që policia dhe prokuroria të jenë sa më vigjilente lidhur me krimet zgjedhore në këto ditë të fundit të fushatës elektorale.
Dumani mësohet se ka vlerësuar punën e policisë dhe prokurorisë Shkodër duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha strukturat ligjzbatuese.
Ky është momenti kur Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani mbërrin në Lezhë.
Pas takimit në Shkodër me drejtuesin e prokurorisë atje, drejtorin e policisë së qarkut dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve ligjzbatuese, Dumani pritet të mbajë edhe një mbledhje të tillë në Lezhë.
Në fokus të këtyre takimeve janë diskutimet për krimet zgjedhore.
Pas Shkodrës, kreu i SPAK Altin Dumani do të “zbarkojë“ edhe në Lezhë. Gazetari Elvis Hila raporton se Dumani do të zhvillojë një takimme Task Forcën për krimet zgjedhore, ku pjesë do të jenë edhe drejtuesit e policisë.
Ditët e fundit, në këtë qark janë shënuar disa incidente lidhur me zgjedhjet. Më i fundit ishte situata mes PS dhe Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës, ku këta të fundit pretenduan se socialistët po blejnë vota.
Tjetër incident ishte ai i ndodhur në Dajç, ku anëtarë të PD ndoqën automjetin e babait të kandidates së PS dhe i kanë kanosën dhe kërcënuan me armë.
Komente

PO NE DURRES KUR DO TE VINI
PërgjigjuSka fol njeri atje po ketu Toma foli keq per pushtetin popullir dhe Spak i beri nje vizitë turistike.