Kreu i SPAK në Kuvend: Grupet kriminale shqiptare janë sofistikuar, kanë aktivitet dominant në tregjet ndërkombëtare të drogës

15 Korrik, 12:35| Përditesimi: 15 Korrik, 18:27

  • Share

Kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se grupet kriminale shqiptare janë sofistikuar dhe kanë një aktivitet dominant në tregun ndërkombëtar të trafikut të drogërave.

Në Kuvend, teksa po raportonte për raportin e institucionit që drejton, tha se shqetësuese paraqiten edhe mashtrimet nëpërmjet Call Center-ave.

“Paçka se hetojmë krimin e organizuar, sot për të qenë realist ndër më të fuqishmit në botë dhe një nivel të sofistikuar subjektesh, masa e arrestit në burg në kërkesat tona zë vetëm 49% të totalit për të cilat është kërkuar një masë sigurie.

Aktualisht, numri total i të paraburgosurve nëpër institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nga SPAK zënë vetëm 8.5% në raport me numrin e përgjithshëm të të paraburgosurve në Shqipëri

Hetimet e vitit 2023 tregojnë se grupet kriminale janë sofistikuar dhe përfshirë në tregjet ndërkombëtare të drogërave të forta, duke pasur pozicion dominues.

Këta grupe kanë aktivitet edhe në tregje ndërkombëtare. Duhet cilësuar si shqetësim edhe veprimtaria e sofistikuar e grupeve kriminale që operojnë me call center, duke mashtruar qytetarë të BE.”, tha Dumani.


Lajmi kryesor:

Dumani në Kuvend: Hetimet për inceneratorin e Tiranës, komplekse! I përgjigjet Bardhit për 'Xibrakën': S'marr SMS nga Rama! PD në sulm për Berishën


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?