Nuredin Dumani, Suel Çela dhe aplikacioni 'Matrix'
I penduari Nuredin Dumani ka rrëfyer të tjera detaje nga aktiviteti kriminal i tij dhe i organizatave të tjera, kryesisht në sagën e vrasjeve të kryera me pagesë apo për shkak të konflikteve që kishte.
Një prej këtyre detajeve është edhe njohja me Suel Çelën, kreun e klanit me të njëjtin emër në Elbasan, që hetohet dhe akuzohet në SPAK, teksa është ende në kërkim.
“Suel Çela me çoi në aplikacionin “MATRIX” me foto një procesverbal të një dosjeje hetimore, ku Xhuljan Hoxha dilte lidhje e grupit Çapja. Do ta shikoni kur të hapet MATRIX!”, tha ai, duke hapur një temë të nxehtë që ka lidhje me platformat e enkriptuara që përdorin organizatat kriminale, përveç SKY ECC.
Dumani dha edhe detaje për bisedat në aplikacionet e koduara, duke pohuar se i kishte pasur të trija.
“Kam pasur SKY ECC dhe Matrix, dolën pastaj edhe “BQ”, un i kam dhënë Prokurorisë gjithë pinet dhe pseudonimet e mia”, tha Dumani.
Lajmi kryesor:
'Plumbi i artë' në GJKKO/ Diva: Dy deputetët donin vrasjen e Talo Çelës, i dhanë çantën me lekë Dumanit! I penduari: S’është e vërtetë, SPAK-ut i dhashë kodet e mia në Sky dhe Matrix
A.Q/SI.E./ReportTv.al
