TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen “Plumbi i artë”, Nuredin Dumani, ka vijuar edhe ditën e sotme (25 shkurt), dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me organizatat kriminale, vrasjet me pagesë, atentatet dhe sagën e krimeve, e deri te konfliktet me Talo Çelën, ish-mikun e tij të kthyer në armik.
Dumani ka pohuar në sallë se Talo Çela kishte dashur që t’i vriste, teksa më tej dha detaje për miqësinë e vjetër mes tyre dhe sherret që çuan deri në hakmarrje të përgjakshme, me disa viktima. Dumani vijon t’i përgjigjet pyetjeve të avokatëve të të pandehurve nga GJKKO.
“Talo Çela donte të na vriste, me informoi dhe miku im Fatmir Troplini”, tha ai ndër të tjera.
Në dëshminë për miqësinë me Talo Çelën ai tha:
“Talon e kam njohur në vitin 2009 ose 2010, nga Ilirjan Feci. Kam qëndruar tek shtëpia e Talos dhe ai tek shtëpia ime. Kam njohur dy vëllezërit e Talos. Deri më 2019 kam pasur marrëdhënie të mira me Talo Çelën. Kam pasur kontakte edhe me vëllanë e tij, Bujar Çelën, në shtëpi, e kam takuar vetëm në 2013, më pas në një lokal. Bujari i shërbente Talos, bënte takime në emër të tij, e ndihmonte për çdo gjë”, rrëfeu ai miqësinë e hershme mes tyre, që u kthye në armiqësi.
Më tej Dumani kaloi edhe në rrëfimin e njohjes me Erjon Alibejt dhe paktit me të, teksa kishte shkuar ta sqaronte se nuk e kishte qëlluar ai të vëllain dhe familjarët, në atentatin e Bradasheshit në Elbasan, më 2018, me 3 të vrarë. Në takim ka qenë edhe Arjan Spahiu, i afërm i Alibejt. Aty është bërë pakti që të luftonin se bashku armiqtë e tyre.
“Elio Bitrin me kam njohur me Erion Alibejn. Jam vënë në dijeni që Erjon Alibej kërkonte të më takonte. Dhe Elio më tha që Erion Alibej ka rënë në gjurmët tuaja, që vëllai im ka qëlluar në drejtim të vëllait të Alibejt dhe familjes së tij. Në shtëpinë e Eljo Bitrit jam takuar me Arjan Spahiun, njeri i afërm i Alibejt, për të sqaruar që nuk isha unë personi që ka qëlluar në drejtim të vëllait të tij dhe familjarëve. kur kam takuar Erjon Alibejn nuk shkuam për të bërë pazare për vrasje. Unë shkova të takoja Alibejn për të negociuar për të vrarë Talo Çelën dhe Altin Ndocin, nuk doja t’i vrisja këta me dorën time. Doja t’i vriste Erjoni me njerëzit e tij. Pas takimit me Erjonin ndryshoi gjithçka dhe vendosëm të dy që të eliminonim kundërshtarët. Në takimin e parë që bëra me Alibejn, për më shumë se 2-3 orë hartuam një listë për personat. Pasi kisha marrë vesh që Talo Çela do na vriste dhe vendosëm me Erjonin që të godasim, i thashë do godasim nga Durrësi”, rrëfeu Dumani në sallën e gjyqit.
I arrestuari Enver Diva gjithashtu dha dëshmi në seancë, ku u shpreh se takoi në një rast dy biznesmenë dhe dy deputetë në lokal, që i dhanë foton e Talo Çelës dhe një çantë me lekë dhe i thanë e duam të vrarë.
“Nuredin Dumani takoi 2 biznesmenë dhe 2 deputetë në një lokal, i dhanë foton e Talo Çelës dhe një çantë me lekë dhe i thanë ‘e duam të vrarë’, pse nuk i tregon ky këto...?!”, tha ai.
Por Nuredin Dumani kundërshtoi në sallë:
“Nuk është e vërtetë kjo”, reagoi i penduari.
Ndërkohë, Dumani tha se ishte vënë në dijeni se Dorjan Shkoza u ishte vënë pas për t’i vrarë, dhe kështu nisi “gjuetia” për të vrarë kush të dilte i pari, që rastisi të ishte Emiliano Ramazani.
“Ishte verë 2020, ishin shumë emra për t’u vrarë në Elbasan. Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do të eliminohej. Emiliano Ramazani u bë i pari. Në Elbasan informacion merrja veç nga Elio Bitri. Ramazani shkonte në një palestër dhe kishim informacion të brendshëm nga aty. Alibejt i vinin foto herë pas here edhe për Bujar Çelën”.
Por, para se planet të thureshin për të eliminuar kundërshtarët, Erion Alibej dyshonte se Dumani kishte dorë në vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej. Për të sqaruar këtë keqkuptim, Dumani takoi Arjan Spahiun, njeri i afërt i Alibejt.
“Elio Bitri më tha që Erion Alibej ka rënë në gjurmë që vëllai im ka qëlluar në drejtim të vëllait të Alibejt dhe familjes së tij. Në shtëpinë e Eljo Bitrit jam takuar me Arjan Spahiun, njeri i afërm i Alibejt, për të sqaruar që nuk isha unë personi që ka qëlluar në drejtim të vëllait të tij dhe familjarëve”.
Përveç aplikacionit “SkyECC”, Dumani tha se ka përdorur për të komunikuar edhe aplikacionin “Matrix” dhe “BQ (BiKju)”, pinet e të cilëve ia ka vënë në dispozicion SPAK-ut, bashkë me pseudonimet.
Dumani ka rrëfyer të paktën 12 vrasje në një dekadë, pjesa më e madhe me pagesë, si dhe krime të tjera të rënda për llogari të grupeve kriminale. Dosja ka të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale nëpër qarqe, përfshi edhe Ervis Martinajn, ‘mbretin e kumarit’, i zhdukur prej tre vitesh pa gjurmë.
Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë
Ka vijuar me debate dhe tensione seanca gjyqësore në GJKKO, ku po rrëfehet i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, për dosjen “Plumbi i artë”.
Dumani u shpreh:
“Unë për vrasjen e vëllait të Talos nuk mora asnjë lek, sepse u përfshiva për hakmarrje, pasi u vra Klevis Kapllani, lekët për vrasjen e Bujar Çelës i kanë sjellë të nesërmen në Vorë, me një makinë, pagoi Erjon Alibej”.
I pyetur nga avokatët se çfarë pseudonimesh ka përdorur në PIN-et e SKY ECC për të cilat tha se ka pasur disa, Dumani dha tre prej tyre.
“Covid 19”, “alkatraz” dhe “totorina” janë pseudonimet”, tha ai.
I arrestuari Enver Diva gjithashtu dha dëshmi në seancë, ku u shpreh se takoi në një rast dy biznesmenë dhe dy deputetë në lokal, që i dhanë foton e Talo Çelës dhe një çantë me lekë dhe i thanë e duam të vrarë.
“Nuredin Dumani takoi 2 biznesmenë dhe 2 deputetë në një lokal, i dhanë foton e Talo Çelës dhe një çantë me lekë dhe i thanë ‘e duam të vrarë’, pse nuk i tregon ky këto...?!”, tha ai.
Por Nuredin Dumani kundërshtoi në sallë:
“Nuk është e vërtetë kjo”, reagoi i penduari.
Nuredin Dumani, Suel Çela dhe aplikacioni 'Matrix'
I penduari Nuredin Dumani ka rrëfyer të tjera detaje nga aktiviteti kriminal i tij dhe i organizatave të tjera, kryesisht në sagën e vrasjeve të kryera me pagesë apo për shkak të konflikteve që kishte.
Një prej këtyre detajeve është edhe njohja me Suel Çelën, kreun e klanit me të njëjtin emër në Elbasan, që hetohet dhe akuzohet në SPAK, teksa është ende në kërkim.
“Suel Çela me çoi në aplikacionin “MATRIX” me foto një procesverbal të një dosjeje hetimore, ku Xhuljan Hoxha dilte lidhje e grupit Çapja. Do ta shikoni kur të hapet MATRIX!”, tha ai, duke hapur një temë të nxehtë që ka lidhje me platformat e enkriptuara që përdorin organizatat kriminale, përveç SKY ECC.
Dumani dha edhe detaje për bisedat në aplikacionet e koduara, duke pohuar se i kishte pasur të trija.
“Kam pasur SKY ECC dhe Matrix, dolën pastaj edhe “BQ”, un i kam dhënë Prokurorisë gjithë pinet dhe pseudonimet e mia”, tha Dumani.
Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë për dosjen 'Plumbi i artë'
Dumani shpjegoi para gjykatës edhe se si pikasi se ndiqej nga kundërshtarët, me qëllim që të ekzekutohej.
“Kisha informacion se Dorian Shkoza më vëzhgonte për të më vrarë. Do fillonim ekzekutimet nga Durrësi, pastaj në Elbasan. Vëllezërit Çopja ishin në Elbasan dhe Altin Ndoci ishte në Tiranë, prandaj vendosëm të nisnim nga Durrësi”, tha ai.
Avokati Qani Hasa e pyeti në lidhje me dy vrasjet e Emiliano Ramazanit dhe Rigers Runajt.
“Kur e vendosët?”, pyeti mbrojtësi ligjor.
Dumani u përgjigj:
“Ishte verë 2020. Ishin shumë emra për t’u vrarë në Elbasan. Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do eliminohej. Emiliano Ramazani u bë i pari. Në Elbasan unë informacion merrja veç nga Elio Bitri. Emiliano Ramazani shkonte në një palestër në Elbasan. Kishim informacion të brendshëm nga aty. Alibejt i vinin foto herë pas here edhe për Bujar Çelën dhe Emiliano Ramazanin”, tregoi Dumani.
Komente
