Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka shokuar qytetin e Durrësit. 41 vjeçarja nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve, dyshohet se i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale.
Gazetari i Report Tv, Artur Korriku mëson se viktima para disa kohëve kishte bërë denoncim në polici se po bullizohej në rrjetet sociale. Ajo çfarë mbetet për tu parë dhe verifikuar janë veprimet që ka ndërmarrë policia.
Pas vetëvrasjes videot në Tik Tok janë fshirë, ndërsa pas publikimit të skandalit në media është hequr dhe fotoja e gruas e cila ishte në profilin e faqes së Tik Tok
Lajmi kryesor:
Durrës/ I hapën profil denigrues në TikTok, nëna e 4 fëmijëve vret veten me fotoksinë! 1 vit më parë bëri denoncimin në polici por faqja s'u mbyll! Ia hapi vajza e tezes
S.G/ReportTv.al