Durres- Pasi kaloi natën e vitit të ri me bashkëshortin dhe djalin që ishin kthyer nga emigrimi, 41-vjeçarja nga fshati Vardadhë i Sukthit në Durrësit i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë. Ngjarja e trishtë u shënua më 2 Janar dhe nuk është një vetevrasje për shkaqe depresive, por një ngjarje me motive të rënda, që vjen prej denigrimit në rrjetet sociale.
41-vjecarja, emrin e së cilës Report TV ka vendosur të mos e publikojë, ishte përballur prej një viti me fyerje në rrjetin social “Tik-tok”. Vajza e tezes së saj që jeton jashtë vendimit, kishte hapur një profil fals, ku shkruante fjalë fyese.
Nëna e 4 fëmijëve, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. Gjuha e shëmtuar dhe fyese ndaj saj në rrjetet sociale, e përfliste për imoralitet në fabrikë duke ia bërë mjaft të vështirë gruas bashkëjetesën me koleget e komunitetin e vogël të fshatit.
Në një rrëfim për Report TV, jashtë kameras, bashkëshorti dhe djali i madh i viktimës thanë se kanë bërë denoncim në polici për sulmet online, por blutë e Durrësit nuk kanë marrë asnjë masë për mbylljen e profilit fals dhe ndalimin e denigrimit të 41-vjecares.
Edhe policia përmes njoftimi policia konfirmon se denoncimi është bërë në 2 dhjetor të vitit 2022 por edhe pse kemi hyrë në 2024 nuk ishte marrë asnjë masë për mbylljen e profilit fals i cili i mori jetën 41 vjeçares më 2 janar.
Policia ia kalon topin prokurorisë duket thënë se se materialet ia ka kaluar prokurorisë së Durrësit
Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.
Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.
E ndjera i kishte thënë herë pas here djalit të saj se “do të bëj vetëvrasje se për nder rroj!”.
Me lot në sy, i biri rrëfeu jashtë kameras për gazetarin e Report Tv se ishte përpjekur ta qetësonte nënën, por ajo nuk e kishte përballuar dot presionin e madh psikologjik ndaj i dha fund jetës prej turpit.
Ndërsa bashkëshorti rrëfen se më datën 2 janar në orën 5.30 ka gjetur të shoqen në korridor me frymëmarje të rënduar, të shtrirë në dysheme. E ka dërguar në spital, por s’ka mundur të mbijetojë. ishte vonë.
“Me mbylli deren kjo vdekje!”, thotë me trishtim ai.
E ndjera ka qene nën trysnine opinionit publik, kolegëve të punës dhe bashkëfshatarëve, pasi fotoja e saj në Tik-Tok shoqëruar me fjalë fyese kishte marrë 30.000 shikime.
Pas kushërirës, dyshohet se fotoja është keqpërdorur dhe nga kolegët e punës në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.
Pas bërjes publike të skandalit nga faqja e Tik Tokut është fshirë fotoja e gruas e cila ishte vendosur në profil ndërsa më parë pas vdekjes ishin fshirë dhe videot denigures.
Familja nga Dibra ishte vendosur në fshatin Vadardhë të Sukthit pas viteve '90.
Policia e Durrësit reagon lidhur me ngjarjen e rëndë të identifikuar në Durrës ku nëna e 4 fëmijëve Durrësit i dha fund jetës pasi figura e saj u denigrua në rrjetet sociale përmes një adrese false me emrin e saj.
Përmes njoftimit policia konfirmon se denoncimi është bërë në dhjetor të vitit 2022 por edhe pse sot kemi hyrë në 2024 nuk ishte marrë asnjë masë për mbylljen e profilit fals i cili i mori jetën 41 vjeçares më 2 janar.
Policia ia kalon topin prokurorisë duket thënë se se materialet ia ka kaluar prokurorisë së Durrësit ndërsa sqaron se pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast. Po kështu nuk ka pasur një njoftim zyrtar lidhur me këtë vetëvrasje deri sot kur dhe u bë publike ngjarja.
Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetase që ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, për shkak të bullizmit, ju sqarojmë se:
Më datë 02.01.2024, në orën 16:30, jemi njoftuar nga shërbimet e spitalit se shtetasja B. L., 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, dhe materialet janë referuar në Prokurori.
Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.
Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.
Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L.
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës ku nëna e katër fëmijëve i dha fund jetës pasi i hapën profile denigruese në rrjetin social Tik Tok, në Tiranë nesër është thirrur një protestë në sheshin "Nënë Tereza" në orën 11:30.Ky poster po qarkullon në rrjete sociale.
41 vjeçarja nga fshati nga fshati Vardardhë i Sukthit i ka dhënë fund jetës në kushte të rënduara psikologjike duke pirë fostoksinë, tri ditë më parë.
Kishte një vit që vijonte të mbante peshën e presionit psikologjik pasi fotoja e saj me shkrimet denigruese ishte publikuar në Tik Tok.
Bashkëshorti i viktimës ka treguar për Report Tv momentin fatal.
Ka qenë ora 05:30 minuta e mëngjesit të 2 janarit kur bashkëshorti është zgjuar nga gjumi pasi ka dëgjuar një frymëmarrje të rëndë
“Menjëherë kontrollova dhomën e djalit që kisha ngjitur, por nuk vinte nga aty dhe dola në korridor, ku gjeta gruan të shtrirë në tokë dhe mezi merrte frymë. Fostoksina e kishte bërë punën sepse nuk ishte fare në gjendje. E morëm e nisëm në spital menjëhere por ishte shumë vonë. Më mbylli deren kjo vdekje!”
Durres- Report TV ka shkuar në fshatin Vardallë të Sukthit në banesën e 41 vjeçares e cila i dha fund jetës pasi në Tik Tok ishte hapur profil fals, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme
Nëna e 4 fëmijëve, më i vogli 10 vjeç i dha fund jetës duke pirë fotoksinë mëngjesin e 2 janarit 2024.
Ekskluzivisht Report TV dhe Shqiptarja.com sjell rrëfimin e familjarëve, bashkëshortit dhe djalit të viktimës të cilët nuk kanë pranuar të flasin para kamerave por kanë rrëfyer të gjithë historinë jashtë kamerave për gazetarin Aldo Mustafa.
Bashkëshorti i 41 vjeçares jetonte me punë sezonale në Greqi ndërsa i biri, 21 vjeç jetonte në emigrim në Itali dhe ishin kthyer në shtëpi për festat e fundvitit pasi e ndjera kishte kërkuar me ngulm që natën e ndërrimit të viteve ta kalonin të gjithë së bashku.
Gjatë gjithë periudhës nga denoncimi më shumë se një vit më parë deri të martën e 2 janarit, 41 vjeçarja ia kishte pohuar herë pas here të birit se do të kryente vetëvrasjen,
“Sepse jam nuse ne familjen ... dhe per nder rroj” ka thënë ajo
Familjarët kanë treguar se ka qenë kushërira, vajza e tezes që i ka marrë foton dhe shpërndarë me shkrime denigruese në Tik Tok. Madje familjarët e kishin zbuluar dhe pasi kishin kontaktuar me kushërirën kjo e fundit u kishte kërkuar falje por nuk kishte hequr fotot. Ata thonë se këtë veprim kushërira e kishte të përsëritur pasi e kishte bërë dhe me familje të tjera dhe kishin vënë në dijeni dhe policinë.
Denigrimi kishte nisur në 2022
Presioni psikologjik dhe denigrimi që nëna e 4 fëmijëve (Identitetin e të cilës zgjodhëm të mos e publikojmë për shkak të ngjarjes sensitive) po përjetonte nuk ishte me ditë, por kishte më shumë se një vit. Familjarët kanë treguar se postimi i parë i fotos ka ndodhur më 2 dhjetor të vitit 2022. Bashkëshorti nga Greqia dhe djali nga Italia ishin kthyer për të kryer denoncimin. E ndjera ka qenë në presion psikologjik për shkak se fotoja kishte marrë 30 mijë shikime. Familjarët ishin përpjekur ta qetësonin madje kishin nisur dhe kërkimet për të zbuluar se kush ishte autori dhe kishin rënë në gjurmët e kushërirës së gruas, vajza e tezes. Kanë kontaktuar me fëmijët e gruas për të kërkuar të ndërhyjë që të hiqte fotot. Këta të fundit i kanë thënë se mund të bënin çtë donin nëse e gjenin nënën e tyre pasi kjo ishte një situatë e përsëritur dhe ata nuk kishin asgjë në dorë.
Fotoja
Familjarët kanë treguar se foton e kishte shpërndarë një koleg pune pasi ia kishte kërkuar vajza e tezes e së ndjerës. Kolegu duke mos ditur marrëdhëniet familjare ia ka dërguar foton. Kjo është konfirmuar dhe nga hetimet e policisë kur I kanë marrë telefonin punonjësit
Familjarët kanë pohuar se policia dhe hetuesit kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe personave që e kishin shkaktuar por duke qenë se kushërira e të ndjerës jetonte jashtë ka qenë e pamundur të procedohej.
Report Tv zbulon detaje shokuese nga historia e 41 vjeçares me banim në fshatin Vardardhë të Sukthit e cila i dha fund jetës pasi u bullizua në rrjetet sociale.
Denigrimi i saj ka nisur kohë më parë në 2022. Që në 2 dhjetor në rrjetin social Tik Tok është shpërndarë fotoja e gruas ku kishte dhe tekst denigrues.
Bashkëshorti ka thënë për gazetarin e Report Tv se ka qenë kushërira e së ndjerës e cila ka shpërndarë foto të viktimës në rrjetin social Tik Tok bën të ditur, gazetari Aldo Mustafa.
Pasi familjarët e kanë zbuluar kanë kontaktuar me kushërirën e cila më pas kishte kërkuar falje por fotot nuk i ka hequr.
Familjarët thonë se këtë veprim kushërira e kishte të përsëritur pasi e kishte bërë dhe me familje të tjera.
Madje ata e kanë dhënë këtë dëshmi edhe për policinë.
Bashkëshorti dhe djali jetojnë Itali dhe natën e vitit të ri gruaja I ka kërkuar që të jenë të gjithë në shtëpinë e tyre.
Djali ka treguar për gazetarin e Report Tv se e ëma kishte pranuar gjëndjen e saj të rënduar emocionale dhe e kishte paralajmëruar se do të vriste veten.
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka shokuar qytetin e Durrësit. 41 vjeçarja nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve, dyshohet se i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale.
Gazetari i Report Tv, Artur Korriku mëson se viktima para disa kohëve kishte bërë denoncim në polici se po bullizohej në rrjetet sociale. Ajo çfarë mbetet për tu parë dhe verifikuar janë veprimet që ka ndërmarrë policia.
Pas vetëvrasjes videot në Tik Tok janë fshirë, ndërsa pas publikimit të skandalit në media është hequr dhe fotoja e gruas e cila ishte në profilin e faqes së Tik Tok
Teper e trishte,por te gjithe jane fajtore ne kete histori.E afermja qe nuk dihet perse e beri kete veprim dhe denigrim;kolegu i punes qe u soll me mendjelehtesi dhe i dergoi foton pa pyetur pse,apo pa marre leje nga viktima;burri dhe djali,qe u mjaftuan me nje denoncim te thate dhe nuk interesoheshin here pas here per fatin e ceshtjes,apo te interesoheshin per shendetin mendor te gruas/nenes te tyre,nese kishte nevoje per ndonje psikoanalist,apo nje fjale mbeshtetese,apo per ndonje perqafim,apo ndonje pyetje te thjeshte si je,si ndjehesh,a ke ndonje hall;e ndjera qe jetonte /per nder/,per /cfare do te thone bota/;policia dhe prokuroria qe kujtohen per rrjetet sociale vetem kur behen publike rrogat e qeveritareve e VIP-ave,ID,telefonat e rrogat e tyre,por asnjehere per viktima te tilla qe jane /askushi/ per t'a kur behet fjale per bullizmin,apo te dhenat personale On-line dhe ne fund te gjithe ne,qe nuk mund t'a imagjinojme dot jeten pa qendruar nje dite larg rrjeteve sociale,klikimeve /like/,apo /30.000/shikime dhe i gjykojme keto si percaktuese suksesi,ose deshtimi ne jeten tone!
PërgjigjuQindra milione euro shpenzime ne "teknologji" apo "cyber-defence" apo "cyber-crime", me gjithfare emrash e zyrash nga Kryeministria neper organe te tjera deshtake te shtetit tone, na dolen huq dhe nuk mbrojten dot nje nene, grua, shtetase e mbi te gjitha njeri. Shtet mizerje, polici mizerje,prokurori mizerje qe edhe gjerat bazike nuk bejne dot. Aq ekstrem jane te korruptuar ne ideologjine mediokrre te nje muti si Rama dhe halja e tij "PS". Mos mbeci plehra.
PërgjigjuO njerez , nuk eshte faji i Tik Tokut por i njerezve qe merren me rrjetet sociale dhe u bejne lavazh truri,nuk arrij ta kuptoj qe kjo shoqeria e sotme ka ikur per lesh
PërgjigjuE ke thane sak or teeeejjjjj
po pse shqetesohen nga tik toku. atje behen manipulime dhe tallje edhe per politikanet jo per cunat dhe gocat e lagjes.
PërgjigjuMbylleni mër mjeranë qeveritarë këtë TikTok-un! Mjaft njerëz kanë vdekur për gjëra të tilla, edhe fëmijë adoleshentë për ato pseudo sfida që bëjnë me njëri tjetrin për të treguar një gjoja kurajo! Boll më...
PërgjigjuBurg burg burg, për kolegun dhe kushërirën. Plehra që nuk meritojnë të jetojnë midish nesh. Ka marrë çdo copë mishi celular dhe bëjnë sikur janë të zgjut, por janë llumi i shoqërisë.
PërgjigjuKorrupsioni dhe krimi ne organet ligjvenese dhe ligjzbatuese do te çoje shoqerine shqiptare ne humnera te pakthyeshme....
PërgjigjuJo vetem ata qe bejne video ne emer te dikujt tjeter por edhe ata qe shajne me fjale ofenduese duhen ndeshkuar.
PërgjigjuPo mir policia e gjen kush e beri vidion dhe dyhet ta ndaloj menjeher ate qe beri vidion ose kjo ngjarje do marr vetegjyqesi dhe vrasjet sdo pushojn
Përgjigju