Kronikë
Top 24

Durrës/ Digjet gjatë natës makina e inxhinierit, flakët përfshijnë edhe një makinë tjetër (VIDEO)

11 Nëntor 2018, 08:29| Përditesimi: 11 Nëntor 2018, 15:27

  • Share

Dy makina Mercedes benz janë djegur gjatë natës në qytetin bregdetar të Durrësit. Makinat kanë qenë të parkuara në momentin që janë përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se zjarrëvenia është e qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit, ndërsa sipas policisë të dëmtuara kanë mbetur mjetet me targa AA 432 PL që dyshohet se ka qenë objektiv i sulmit të zjarrëvënies dhe një tjetër mjet e parkuar pranë saj me targa AA 581 JJ.

Report Tv ka mësuar se njëri prej pronarëve të makinave është inxhinier ndërtimi, i cili merret me projektime, por ende nuk dihet emri  i tij. Policia ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë të cilat po i analizon.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?