Kronikë

Parandalohet vrasja me pagesë në Durrës! 3 të arrestuar, 2 të dënuar më parë, njëri mik i Rrumit të Shijakut! Sekuestrohen 3 pistoleta e 1 mitraloz me fishekë në fole/ VIDEO-policia i shtrin barkas

30 Gusht 2021, 09:35| Përditesimi: 30 Gusht 2021, 16:13

  • Share

DURRES - Armatime të rënda ishin në duart e personave të gabuar, dhe nëse nuk do të kishte ndërhyrë policia me informacione të marra në rrugë operative, do të ishte realizuar plani për një vrasje me pagesë.

Policia e Durrësit në një operacion të koduar “Misioni” mundi të prangosë 3 persona, dy prej të cilëve me precedentë të rrezikshëm penalë.

Aldi Mustafa, 35 vjeç, i dënuar me 10 vit burg në Gjermani për kanosje dhe drogë, ishte në drejtimin e një makine BMV, me dy pasagjerëtUran Zyka 40 vjeç me banim në Durrës i dënuar për kanosje, dhe Tahir Gjinika 33 vjeç. Forcat e policisë u vunë në ndjekje të tyre në lagjen numër 15 në Durrës, ku me ta kuptuar, shoferi ka tentuar të largohet duke goditur dhe automjetin e uniformave blu dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion. Plani i tyre për arratisje mbeti vetëm në tentativë, pasi u bllokuan  nga makina dhe shërbime të tjera të Policisë.  

Jo më kot tentuan t’i ikin policisë.

Në automjetin luksoz, efektivët gjetën 3 pistoleta me fishekë në fole dhe 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. 

Shoferi in BMW, Aldi Mustafa rezulton te ketë qenë pjesë e bandave kriminale të Durrësit prej shumë vitesh, ndërsa njihet për miqësinë me Aleksander Lahon, Rrumin e Shijakut, i cili ishte në të njëjtën makinë me prokurorin Arian Ndoja gjatë atentatit të 1 nëntorit të vitin 2019, ku mbeti i plagosur.

Zyrtarisht, thuhet se strukturat hetimore të Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë punën hetimore për të mësuar se cili ishte shënjestër e vrasjes me pagesë që mbeti thjesht një plan.

1630309251_1630309194arme.jpg

1630309264_1630308967glock.jpg

1630309274_1630308941durres.jpg

 

Ora 10:53
Do kryente vrasje me pagesë, 35 vjeçari i arrestuar pjesë e bandave të Durrësit prej vitesh! Ka njohje me 'Rrumin', emër i njohur për botën e krimit

Aldi Mustafa njëri prej të arrestuarve në Durrës së bashku me 2 të tjerë që dyshohet se do të kryenin vrasje, rezulton të ketë qenë pjesë e bandave kriminale të Durrësit prej shumë vitesh. Ka miqësi me Aleksandër Lahon, Rrumin e Shijakut.

Aleksandër Laho, mbeti i plagosur në atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj. I njohur ndryshe me nofkën ‘Rrumi’, emri i Lahos është i njohur për botën e krimit, pas akuzave për rrahjen e biznesmenit libanez Fadi Mitri.

Komento

Komente

  • Cimiterra: 30/08/2021 13:23

    Kushedi kan dal me shit armet,laptopet dhe celat se kan ngel pa lek. Kshu esht kur e kalon veren ne Dhermi.

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/08/2021 07:43

    Kush është regjisori në këtë skeq…???

    Përgjigju
    • pilafi: 30/08/2021 08:21

      njeri qe arrin te dalloj q nga c

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?