I vuri flakën 2 herë lokalit dhe 1 herë banesës së Noizyt, arrestohet kushëriri i tij! Reperi: U bë ekstremist fetar, besonte se lokalet s'duhet të shesin alkool e të dëgjohet muzikë

29 Qershor 2023, 08:01| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 12:39

  • Share

DURRËS- Më 11 qershor nga lokali “Zins” i reperit të njohur Noizy, nuk kishte mbetur thuajse asgjë. Biznesi luksoz në zonën e “Currilave” në Durrës u shkrumbua totalisht nga flakët e zjarrit. Reperi me emrin e vërtetë, Rigels Rajku, kishte vetëm 2 ditë që e kishte ringritur nga e para lokalit, kur mëngjesin e këtij 29 qershori, iu vu sërish flaka.

Policia e kodoi operacionin me emrin “Përsëritësi”, për të treguar se në të dyja rastet, është e njëjta dorë piromani. Pas ngjarjes u zbulua se fshihet kushëriri i Noizyt, Eraldo Musteqja 26-vjeçar, i arrestuar tashmë nga policia, teksa kur u ndalua mbante dhe një thikë me vete.

Hetimet e policisë nxorën në pah, se i afërmi i Noizyt fshihet edhe pas një rasti tjetër kundër familjes Rajku, pasi kishte vendosur zjarr në derën e banesës së nënës së reperit më 10 qershor, një ditë përpara se të shkrumbonte për herë të parë lokalin.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe vetë këngëtari, i cili ka dhënë detaje në lidhje edhe me shkakun që e kanë çuar kushëririn e tij që ti vërë flakën pronave të tij. Noizy thotë se Eraldo është rritur nga familja e tij që në fëmijëri dhe se ka ndërruar fenë, ndërsa shton se është bërë besimtar ekstremist.

Sipas asaj që shkruan Noizy, ai kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram, prandaj vendosi që të bëjë këtë akt terrorist. Megjithatë shkruan Noizy, ai shpreson që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptoj gabimin ndërsa shton se s’mund ta urrej por i ka lënë në dorë gjithçka Zotit.

Këngëtari ka postuar edhe një video, që edhe pse nuk ka datë, duket të jetë ndoshta e mëngjesit të kësaj të enjteje, në momentin e parë kur Noizy ka mësuar se pas zjarreve fshihet kushëriri i tij. Në video, 26-vjeçari që ndodhet në makinë me Noizyn, shprehet se do e bënte këtë gjest, edhe për herë të tretë. ‘Për herë të tretë do ta vë ishalla’- shprehet ai.

Ora 10:50
Noizy publikon videon, si e kërcënonte kushëriri i tij për zjarrvënie: Edhe për herë të tretë do ta bëj inshalla

 

Rigel Rajku i njohur ndryshe si Noizy ka postuar në rrjetin e tij social një video ku shfaqet kushëriri i tij Eraldo Musteqja i cili u arrestua sot për zjarrvënie në lokalin e këngëtarit.

Në video, 26 vjeçari dëgjohet teksa e kërcënon këngëtarin duke i thënë se do t’i vërë zjarrin për herë të tretë pasi më parë i kishte vënë flakën në banesë dhe në 11 qershor në lokalin e tij.

“Edhe për herë të tretë do ta vej inshalla”- dëgjohet teksa thotë 26 vjeçari në makinë ndërsa Noizy tregon se ai është autori i zjarrvënies së lokalit të tij në 11 qershor.

Nga ana tjetër Noizy shkruan se Eraldo Musteqja ka nevojë për ndihmë pasi është bërë ekstremist.

“Për ju që nuk besoni se ky është ekstremist, s’ska rëndësi cila fe, ky thjesht është bërë ekstremist dhe ka nevojë për ndihmë”- shkruan këngëtari.

Ora 10:14
I dogji lokalin, Noizy publikon foton e kushëririt: U bë ekstremist fetar, kishte besimin se në lokale s’duhet të shesin alkool e se muzika është haram

Reperi Noizy ka publikuar foto të kushëririt të tij Eraldo Musteqja, i arrestuar tashmë si autor i dyshuar i zjarrvënies së lokalit të tij. Reperi thotë se Eraldo është rritur nga familja e tij që në fëmijëri dhe se ka ndërruar fenë, ndërsa shton se është bërë besimtar ekstremist. Sipas asaj që thotë Noizy, i kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram, prandaj vendosi që të bëjë këtë akt terrorist. Megjithatë shkruan Noizy, ai shpreson që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptoj gabimin ndërsa shton se s’mund ta urrej por i ka lënë në dorë gjithçka Zotit.

‘Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful Zinz është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro!’- shkruan Noizy.

Ora 09:00
I vuri zjarrin dy herë lokalit dhe një herë banesës së Noizyt, arrestohet kushëriri i këngëtarit (EMRI)

1688022205_noizy.jpg

Eraldo Musteqja është 26 vjeçari i arrestuar nga policia e Durrësit për zjarrvënie të përsëritur ndaj lokalit të Rigels Rajkut (Noizyt). Mësohet se 26 vjeçarin është kushëri me këngëtarin e njohur.

Ai është arrestuar në flagrëncë mëngjesin e sotëm pasi u kap duke i vënë zjarrin lokalit të Noizyt për herë të dytë. Ndërsa më herët raportohet se i ka vënë zjarrin edhe banesës së këngëtarit.

Në momentin e arrestimit, kushëririt të Noizyt iu gjet një thikë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/06/2023 01:44

    Me te vertete,te gjithe lokalet shesin alkool dhe gati te gjithe kane nje forme performimi muzike,ose nje tjeter.Mund t'ja vinte zjarrin lokalit te pare qe haste e megjithate zgjodhi kete dy here!! Nejse, duhet pare nga shteti se kush ja ka futur keto lakra ne koke,se shqiptaret myslimane s'kane patur bere veprime te tilla.Keta predikues ekstreme krijojne e nxjerrin fanatike nga ky lloj kontigjenti,gati per t'i nisur si ushtare te ISIS-it

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 29/06/2023 20:05

    I ka ngacmuar gruan Noizy dhe babai se ka pagua 4 muaj tha kushëriri i atij djalit, keshtu qe të gjithë u kapen kundër myslimanëve ata qe problemin e kan dikun tjeter, për të humbur gjurmë i shajnë gjoja ekstremista.

    Përgjigju
  • Darwin: 29/06/2023 18:32

    Me ne funs u hoq dhe dyshimi dhe mosbesimi i fundit mbi teorine Darwiniane e cila thote qe njeriu rjedh nga majmuni.Mjafton te shohesh kusheririn .....pastaj e kupto qe Noizy eshte version me i avancuar edhe pse ngelet ke familja e primateve...

    Përgjigju
  • Loran: 29/06/2023 15:24

    Zhuls ky e zhuls ky tjetri nje rrac

    Përgjigju
  • Populli: 29/06/2023 11:18

    Jane shtuar si shume keto mjeker cjapat qe pershendeten me njeri tjetrin ne arabisht dhe qe shume prej tyre mezi arrijne te shkruajne firmen e tyre ne leter.

    Përgjigju
  • Eugen: 29/06/2023 10:55

    Kto lloj speciesh qe po shtohen per dite nga kultura shpellarake arabe jane rrezik per shoqerin,shteti duhet te marre masa ndaj kësaj rryme te piset,ose duhet te ngrem edhe nje her Enver Hoxhen nga varri

    Përgjigju
    • XXX: 29/06/2023 14:30

      Ku ti gjeni rruges futini plumbin kokes e lerini si qen zgjebarak ne cepa rrugesh. Edhe zgjidhet ky problem.

  • Ar Tase: 29/06/2023 09:37

    Ketu kuptohet se me cfar meren duket qart prishje pazaresh , Me cfar i boni leket ky

    Përgjigju
  • Ehaaa: 29/06/2023 08:14

    Kusheriri tij ?!! Ketu kuptohet se zjarrin po jua vendos vet per siguracione

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?