Rigel Rajku i njohur ndryshe si Noizy ka postuar në rrjetin e tij social një video ku shfaqet kushëriri i tij Eraldo Musteqja i cili u arrestua sot për zjarrvënie në lokalin e këngëtarit.
Në video, 26 vjeçari dëgjohet teksa e kërcënon këngëtarin duke i thënë se do t’i vërë zjarrin për herë të tretë pasi më parë i kishte vënë flakën në banesë dhe në 11 qershor në lokalin e tij.
“Edhe për herë të tretë do ta vej inshalla”- dëgjohet teksa thotë 26 vjeçari në makinë ndërsa Noizy tregon se ai është autori i zjarrvënies së lokalit të tij në 11 qershor.
Nga ana tjetër Noizy shkruan se Eraldo Musteqja ka nevojë për ndihmë pasi është bërë ekstremist.
“Për ju që nuk besoni se ky është ekstremist, s’ska rëndësi cila fe, ky thjesht është bërë ekstremist dhe ka nevojë për ndihmë”- shkruan këngëtari.
Lajmi kryesor:
I vuri flakën 2 herë lokalit dhe 1 herë banesës së Noizyt, arrestohet kushëriri i tij! Reperi: U bë ekstremist fetar, besonte se lokalet s'duhet të shesin alkool e të dëgjohet muzikë
B.V//ReportTv.al