Operacioni i policisë në plazhin e 'Shkëmbit të Kavajës'

Kronikë

Durrës/ Kishte zaptuar hapësirat publike në plazhin e ‘Shkëmbit të Kavajës’, nën hetim 42-vjeçarja! Sekuestrohen 120 çadra e shezlongë

10 Korrik, 14:49| Përditesimi: 10 Korrik, 15:11

  • Share

Policia e Durrësit dhe autoritetet vendore po vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Pas Golemit, forcat zbarkuan edhe te plazhi në Shkëmbin e Kavajës, ku ishin zënë hapësirat në mënyrë të paligjshme. U sekuestruan 120 komplete me çadra dhe shezlongë dhe u prodedua penalisht një grua.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në kuadër të plan-operacionit "Plazhi i lirë", kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë. Gjatë kontrolleve, në hapësira publike, në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, u hoqën dhe u sekuestruan në total 120 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 1 shtetase”, tha policia.

Nën hetim u mor në gjendje të lirë A. Sh., 42 vjeçe, banues në Tiranë.    

“Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror”, siguroi policia.


Lajmi kryesor:

Tirana e Vlora në aksion, lirohen hapësirat publike! Hiqen strukturat e jashtme e bizneseve te 'Piazza' (VIDEO+FOTO)


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?