Kronikë

Tirana e Vlora në aksion, lirohen hapësirat publike! Hiqen strukturat e jashtme e bizneseve te 'Piazza' (VIDEO+FOTO)

10 Korrik, 15:06| Përditesimi: 10 Korrik, 19:14

  • Share

Pronarët bizneseve në një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit, pas Muzeut Kombëtar refuzuan të lirojnë hapësirat ku ushtrojnë aktivitetin, në zonën e dedikuar për lulishte...

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Policisë Bashkiake u detyruan të ndërhyjnë 

Punonjësit larguan karriget e lokaleve nga trotuari, dhe në disa raste u desh edhe përdorimi i fadromave për të çmontuar strukturat e jashtme.

Në aksion, edhe ekipet e tjera të Pastrim-Gjelbërimit.

Aksionin që ka nisur në gjithë vendin pas thirrjes publike të kryeministrit Edi Rama, e inspektoi nga afër në njësinë numër 2 në Tiranë, edhe Ministri i Shtetit Taulant Balla, bashkë me skuadrën socialiste të 11 majit. Deri në fund të muajit, grupet e deputetëve në terren do të inventarizojnë  problematikat e qytetarëve për zaptimin e hapësirave të përbashkëta. efekte

Edhe në Vlorë Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Vlorë dhe Policia Bashkiake vijuan aksionin për lirimin e hapësirave publike në shëtitoren përgjatë vijës bregdetare në Vlorë. Ka ende biznese te cilat nuk i kanë liruar vetë hapësirat publike..

Në Kavajë policia konstatoi disa hapësira në rrugë, të cilat ishin përshtatur për ambiente me qëllim përfitimin, pa leje nga organet kompetente, kryesisht stenda me fruta e perimeve, karrige lokalesh në trotuar, apo vendosje e objekteve në rrugë për të zënë vende parkimi. Qytetarët që i kishin zënë këto hapësira i liruan ato me mirëkuptim.

Ora 17:21
IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirave publike në Elbasan

1752161044_elbasam.jpg

Prej disa ditësh tashmë po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë abuzive nga bizneset. Paraprakisht bizneset u lajmëruan për largimin vullnetar të materialeve të tyre që pengojnë lëvizjen normale të qytetarëve, më pas, në ato raste kur nuk ka pasur reagim, ka nisur heqja nga IMT. 

Në fokus të këtij aksioni do të jetë edhe kontrolli i respektimit të lejeve në ato biznese që kanë marrë aprovim për struktura të lëvizshme. 

Bashkia e Elbasanit shprehet se ka qenë dhe do të jetë në krah të çdo biznesi që respekton ligjin dhe hapësirat e përbashkëta me komunitetin.

Ora 14:49
Durrës/ Kishte zaptuar hapësirat publike në plazhin e ‘Shkëmbit të Kavajës’, nën hetim 42-vjeçarja! Sekuestrohen 120 çadra e shezlongë

Policia e Durrësit dhe autoritetet vendore po vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Pas Golemit, forcat zbarkuan edhe te plazhi në Shkëmbin e Kavajës, ku ishin zënë hapësirat në mënyrë të paligjshme. U sekuestruan 120 komplete me çadra dhe shezlongë dhe u prodedua penalisht një grua.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në kuadër të plan-operacionit "Plazhi i lirë", kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë. Gjatë kontrolleve, në hapësira publike, në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, u hoqën dhe u sekuestruan në total 120 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 1 shtetase”, tha policia.

Nën hetim u mor në gjendje të lirë A. Sh., 42 vjeçe, banues në Tiranë.    

“Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror”, siguroi policia.

Ora 13:36
Tiranë/ Pronarët e bizneseve te ‘Piazza’ refuzojnë lirimin e hapësirës publike, ndërhyn IKMT dhe policia bashkiake (VIDEO)

IMT dhe Policia Bashkiake ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike në zonën e Piazzës në Tiranë.

Pronarët e bizneseve kanë refuzuar që të lirojnë hapësirat ku ushtrojnë aktivitetin, çka ka bërë që IKMT dhe policia bashkiake të ndërhyjnë. 

Edhe në zonën e njohur si "Delijorgji", pronarët e bizneseve kanë protestuar kundër këtij aksioni, duke thënë se çmontimi i strukturave prej xhami do t'u paralizonte punën, pasi vetëm ambientet e jashtme kanë për shërbim.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur në të gjithë vendin pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, që të gjithë bizneset që kanë zënë hapësirat publike, duhet t'i lirojnë ato vullnetarisht ose do të ndërhyjë shteti.

 

Ora 12:46
Kavajë/ Zaptuan hapësirat publike, Policia vijon aksionin për lirimin e tyre në Golem (VIDEO)

Policia e bashkisë Kavajë vijon me zhvillimin e operacionit për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Golemit.

Sot në njoftimin zyrtar për mediat blutë bëjnë me dije konstatuan disa hapësira në rrugë, të cilat ishin përshtatur për ambiente me qëllim përfitimin.

Raportohet se qytetarët që i kishin zënë këto hapësira i liruan me mirëkuptim.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, në zbatim të planit operacional “Plazhi i lirë”, kanë ushtruar kontrolle në territorin e Golemit.   

Nga kontrollet u konstatuan disa hapësira në rrugë, të cilat ishin përshtatur për ambiente me qëllim përfitimin, pa leje nga organet kompetente. 

Qytetarët që i kishin zënë këto hapësira, i liruan ato, me mirëkuptim.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/07/2025 04:01

    Ajo beteja vetem me sekuestrimin e cadrave e shezlongeve ne plazh e gjobitje nuk mjafton.Ata persona qe kane zene hap.publike u kane marre para pushuesve te pafajshem dhe i kane mashtruar sikur jane ne zone private.Cadrat e shezlonget t'u kthehen vetem ne nentor dhe nese gjate kohes qe ka mesymur policia, u jane gjetur pushues,t'ju sekuestrohen pa kthim shumat qe u kane marre si pagese me mashtrim pushuesve duke u thene qe jane ne plazh privat,kur ne fakt ka qene plazh publik pa pagese.

    Përgjigju
  • ilo: 11/07/2025 01:04

    EDI RAMA KUSH KUNDERSHTON TI RRIHNI NE ATO DERRASAT DHE RISTELAT KOKES WE TI VIJNE DERRASAT E VEND....OSE ME ATO VAZOT E SHEMTUARA FUTJANI KOKES...ESHTE MILET I KEQ...VETEM ME DRU MERR VESH....ME FJALE KURRE....

    Përgjigju
  • Niku: 10/07/2025 15:21

    Deri diku jam ok me vendimin e kryeministrit, por nuk arrij te kuptoj dicka: per cfare paguhet nje administrate e tere?? Cbejne policia bashkiake, ikmt, inspektoret e urbanistikes?? Pervec se pjesa derrmuese jane gjobaxhinj dhe qylaxhinj, mendoj se here here duhet ta justifikojne ate rrogen qe marrin nga taksat e shtetit. Persa i perket "zaptimeve te truallit publik" atehere si i behet kur kemi ca gjeni urbaniste dhe kryebashkiake qe zgjerojne trotuaret, ngushtojne rrugen e mjeteve dhe per me shume reduktojne parkingjet krah rruges??!!! Ne cvend te botes se qyteteruar ndodh kjo katrahure?? Sepse i bie qe ne Durres duhet te shkoje per ndjekje penale, kryetarja e bashkise dhe inxhinieret urbanistike per babinolizimin e rrugeve te qytetit te dyte me te madh ne vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?