Durrës - Shoferi i automjetit i cili përplasi efektivin 20-vjeçar të policisë, Mariglen Allkën, teksa kalonte vijat e bardha para Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, ditën e djeshme, ka dhënë sqarimet e para mbi arsyen e tejkalimit të shpejtësisë.
Gazetari i Report Tv në Durrës, Artur Korriku, ka bërë me dije se shoferi i identifikuar si Antonio Frroku, 30 vjeç, është shprehur se arsyeja e drejtimit të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, ka qenë se po transportonte me urgjencë në spital një të afërmin e tij.
“Po i jepja makinës me shpejtësi për shkak se po çoja një njeriun tim n spital për ndihmë mjekësore”,- është shprehur Frroku.
Po ashtu, duhet theksuar fakti që gjatë arrestimit shoferi 30-vjeçar rezultoi të ishte i dehur në masën 40%.
Polici 20-vjeçar prej mbrëmjes së djeshme ka qenë i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Por përplasja nga automjeti ka qenë e fortë duke i shkaktuar thyerje të legenit dhe si rrjedhojë i duhet të kalojë disa kohë në regjimin e allçisë.
Për të ngushëlluar efektivin dhe për siguruar se ligji do të zbatohet me përpikmëri, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vizituar në ambientet e spitali, policin Allka.
Gjatë vizitës së tij, Balla nënvizoi se do rritet ndëshkueshmëria ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe shtoi se do të propozohet paketë ligjore e cila parashikohet të godasë rreptë drejtuesit e automjeteve të çfarëdoshme që shkelin Kodin Rrugor në perimetrin e sigurisë së shkollave, në qendrat e banuara e pranë institucioneve.
Lajmi kryesor:
Report Tv siguron videon, momenti kur efektivi i Durrësit përplaset te vijat e bardha, makina me shpejtësi e 'fluturon' në ajër
K.M/ReportTv.al
Keta frrokat qe kan zbritur nga shpellat jan rrezik per te tere njerezit
Përgjigju