Report Tv ka siguruar pamjet që tregojnë momentin kur efektivi 20-vjeçar i policisë së Durrësit Mariglen Allka është përplasur nga një makinë kur po kalonte tek vijat e bardha para godinës së Drejtorisë së Policisë së Durrësit mbrëmjen e djeshme.
Në pamje shihet efektivi që kalon me kujdes njërën korsi te vijat e bardha, por nga krahu tjetër vjen makina me shpejtësi të lartë që drejtohej nga Antonio Frroku. Efektivi e shikon që disa metra larg makinën që po vinte me shpejtësi dhe përpiqet të largohet por ajo e përplas duke e spostuar disa metra në ajër. Aksidenti ka ndodhur në rreth orës 18:35 në lagjen nr.8.
Efektivi Allka është nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Durrësit jashtë rrezikut përjetën, ndërsa shoferi Frroku i cili rezultoi në gjendje të dehur teksa drejtonte makinën në dëshminë e tij për t'u justifikuar ka thënë se po e drejtonte mjetin me shpejtësi për shkak se po transportonte me urgjencë në spital një të afërmin e tij.
Durrës - Shoferi i automjetit i cili përplasi efektivin 20-vjeçar të policisë, Mariglen Allkën, teksa kalonte vijat e bardha para Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, ditën e djeshme, ka dhënë sqarimet e para mbi arsyen e tejkalimit të shpejtësisë.
Gazetari i Report Tv në Durrës, Artur Korriku, ka bërë me dije se shoferi i identifikuar si Antonio Frroku, 30 vjeç, është shprehur se arsyeja e drejtimit të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, ka qenë se po transportonte me urgjencë në spital një të afërmin e tij.
“Po i jepja makinës me shpejtësi për shkak se po çoja një njeriun tim n spital për ndihmë mjekësore”,- është shprehur Frroku.
Po ashtu, duhet theksuar fakti që gjatë arrestimit shoferi 30-vjeçar rezultoi të ishte i dehur në masën 40%.
Polici 20-vjeçar prej mbrëmjes së djeshme ka qenë i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Por përplasja nga automjeti ka qenë e fortë duke i shkaktuar thyerje të legenit dhe si rrjedhojë i duhet të kalojë disa kohë në regjimin e allçisë.
Për të ngushëlluar efektivin dhe për siguruar se ligji do të zbatohet me përpikmëri, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vizituar në ambientet e spitali, policin Allka.
Gjatë vizitës së tij, Balla nënvizoi se do rritet ndëshkueshmëria ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe shtoi se do të propozohet paketë ligjore e cila parashikohet të godasë rreptë drejtuesit e automjeteve të çfarëdoshme që shkelin Kodin Rrugor në perimetrin e sigurisë së shkollave, në qendrat e banuara e pranë institucioneve.
Jetoj ne amerike por dhe me para dhe tani nuk perdor vet makine ne Shqiperi se dalin keta si ufo dhe te marrin ne qafe...perdor ose taksi ose eci ne kembe ! Ligji duhet te zbatohet ne sekonde me shpejtesi qe te ken frike kush e shkel ate...
PërgjigjuPolici ne viza te bardha esht W vertet po Kur shef makinen QE vjen shoejtohet Pak hapi NUK ndalohet me pa Si trim.pervec faktit QE shoferi esht totalisht gabim edge polici edhe polici ka ber gabim .gabim Jo QE kaloi vizat E bardha POR gabim QE ndalon DHE shikon makine Si trim
PërgjigjuNuk Ka asnje mundesi justifikim,as nga krimineli qe drejton mjetin,as nga ndonje komentues qe ,kalimin e policit e interpreton si clirim te durrsit.Prioriteti i levizjes,si ne vijat e bardha dhe jashte saj eshte kurdohere i kembesorit.Pavarsisht ku ndodhet,ne karrexhate prioriteti eshte i kembesorit.Ndeshkimin e kembesorit qe thyen rregullat e ben Polici,Jo shoferi,AQ me teper i dehur.Asnje lloj justifikim nuk e mbulon.Eshte "vrasje me dashje mbetur ne tentative".Edhe mjetet e urgjences,apo te policise ne veprim me sirene,nuk mund te tejkalojne kufirin e lejuar te shpejtesise.Per kete arsye regullorja percakton hajen e rruges ndaj levizjes se tyre.Por kurre me tejkalim shpejtesie.
PërgjigjuEdhe rregullorja e mjeteve te urgjences ,ambulance e zjarrefikse nuk duhet ti kaloj kufijte e shpejtesise po qe se rrezikohet jeta e qytetareve te tjere.Alibia e personit qe kreu demtimin eshte e vertetueshme lehte,vec policia e prokuroria nuk duhet te lene kohe per tu manipuluar provat.Gjendja 40% i alkolizuar tregon se ai veprimet e tejkalimit te shpejtesise i ka kryer edhe nen efektin e alkolit.Ligji duhet te jete i "pameshirshem" per shkeljen. Efektivit te demtuar i uroj sherim te shpejte.
PërgjigjuDuke qene se eshte erresire ne ate ore, bravo kembesorit tjeter qe duroi pak sekonda dhe priti derisa te kalojne makinat. Ndersa ky polici po i kalonte vijat e bardha sikur sapo kishte cliruar durresin nga pushtuesit nazifashiste meqenese jemi ne ditet e pervjetorit :)
PërgjigjuTi meriton fatin e të aksidentuarit, e me pas do t'a qëndisim dhe ty një koment të till, mos ki merak.
ALBANISTAN. Kurre per tu bere njerez nuk keni KURRE. Rrac me bisht. Rrac e degjeneruar.
PërgjigjuNe cilin spital,cilin person,ku eshte kartela spitalore qe verteton urgjencen si shkak?
PërgjigjuNuk ka nevoje te ashpersohen masat ligjore por te zbatohet ligji nga policia rrugore qe e ka mendjen te rryshfeti. Heqja e patentes per 5 vite per gangesteret e rruges dhe detyrimi per tu futur serish ne testim per marrjem e saj me pas eshte zgjidhja. Nese kapen pa leje drejtimi atehere 2 vite burg. Aksidente te tilla te konsiderohen si vrasje rrugore me denimin jo me pak se 10 vite. Kaq e thjeshte eshte, zbatimi i ligjit.
PërgjigjuDenim me litar te ecesh me ate shpejtesi ne qendrat e banuara eshte njelloj sikur te kesh shkuar me bere nje attentat kunder ndonje individi
PërgjigjuPolic k derr ! E shikon me shpejtesi e nuk largohet
PërgjigjuPo sikur te ishte nje femije ne vend te policit o hu??spo them sikur te ishte femija jot se sja uroj dot askujt. Ju qe flisni kshu sapo keni filluar te ecni me makine edhe ju duket vetja si "njeriu me shenje"por te vetmen shenje keni veshet e gjata si gomari
Polici eshte ne te drejten e zotit se po kalon ne vija t bardha.
Ka vija te bardha aty ore monster. Po te ishte plaku jot aty car do thoje ose ndonje i moshuar? Ju jeni tju kalbni ne burg nja 20 vjet, neper ato burgjet Meksikane me burrito jo kto ktu qe behet rrumpalle me Saimir Tahirajt.
si kush ka drejt ,burg perjetshem