31-vjeçari i plagosur është Ardit Kërtusha, ish kandidati për kreun e PS në Durrës. Pas një konflikti për motive të dobëta në lokalin 'Zins', në pronësi të reperit Noizy, Kërtusha mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Kush është Ardit Kërtusha
Ardit Kërtusha kandidoi për kryetar të PS Durrës në 2020 dhe më pas u tërhoq nga gara. Para zgjedhjeve të 25 prillit, Kërtusha iu bashkua Partisë Demokratike dhe zhvilloi takime me Lulzim Bashën. Ish kryetari i FRESSH për qytetin e Durrësit u shpreh asaj kohe se qyteti ishte peng i interesave të Dakos. Basha u tregua entuziast për faktin që ka socialistë që duan ndryshim dhe e gjejnë ndryshimin tek Partia Demokratike.
Lajmi kryesor:
U plagos me armë zjarri në lokalin e Noizyt në Durrës, ish-kandidati për kryetar i PS-së: Ishte atentat i mirëfilltë, do kryhej nga vrasës me pagesë
//ReportTv.al