Kronikë

Durrës, procesi i vaksinimit + 60 vjeç me sëmundje kronike nis nesër, sot përpunohen listat me emrat e tyre

12 Prill 2021, 11:21| Përditesimi: 12 Prill 2021, 11:22

  • Share

Edhe pse sot pritej që në të gjithë vendin të niste vaksinimi i + 60-vjeçarëvë me sëmundje kronike, në Durrës  ky proces do të nis ditën e nesërme. Sipas drejtoreshës së Shëndetit Publik Aurora Hyka mjekët e familjes do të shikojnë edhe një herë listat e kësaj kategorie dhe më pas do t’i dërgojnë emrat e tyre në qendrat e vaksinimit.

Ndërkohë puna vazhdon për të vaksinuar të moshuarit + 80 dhe + 65 vjeç, të cilët ende nuk e kanë kryer procesin e vaksinimit.

Deri tani në Durrës janë mbi 16 mijë të vaksinuar dhe se në asnjë rast nuk ka pasur efekte anësore problematike.


Lajmi kryesor:

Nis sot vaksinimi mbi 60 vjeç me sëmundje kronike në Tiranë e Kukës, në disa rrethe fillon nesër! Pritet të mbërrijnë edhe 7020 doza të vaksinës Pfizer


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?