Ndërsa vaksinimi masiv vijon me ritëm mjaft të shpejtë, ditën e sotme nis edhe vaksinimi i personave 60-vjeç me sëmundje kronike, që vijon paralelisht edhe me vaksinimin e mbi 65-vjeçarëve.
Ky proces ka nisur në Tiranë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Fier dhe Lezhë ku proces do të nis ditën e nesërme. Sot në këto qytete mjekët e familjeve janë duke përpunuar listat me emrat e tyre që më pas do të marrin dozën e parë të vaksinës kineze Sinovac ditën e nesërme. Ndërkohë që procesi i vaksinimit për +65 vjeç vijon në të gjithë vendin.
Një ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu apeloi për të gjithë personat mbi 60 vjeç që të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit.
Po sot do të fillojë edhe shpërndarja e 100 mijë vaksinave të Sinovac, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe 7020 doza të vaksinës Pfizer.
Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime, prej të cilëve 182,669 vaksinime për të moshuarit. Procesi i vaksinimit ka përfunduar për bluzat e bardha dhe arsimtarët në shkollat publike, ndërsa vijon për të moshuarit, arsimtarët në shkollat private, stomatologët, farmacistët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias.
Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 marsit, ndërsa në vend po përdoren katër lloje vaksinash, Pfizer, AstraZenca, SputnikV dhe Sinovac.
Barometri global e renditi Shqipërinë në vendin e parë për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Evropian, të cilat e nisën më herët vaksinimin.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Elbasan. Manastirliu tha se procesi i vaksinimit do të vijojë me të njejtin ritëm, duke bërë me dije se janë mbi 185 mijë të moshuar të vaksinuar deri më sot dhe më shumë se 260,000 vaksinime në total.
“Elbasani po ecën shumë mirë, janë mbi 22 mijë vaksinime, do të vijojmë me intensifikimin e vaksinimit në grupmoshën +60 deri 69, sigurisht duke filluar me fashën e moshës më të lartë. Ne në tëtërsi kemi kryer mbi 260 mijë vaksinime, prej tyre, 185 mijë të moshuar janë vaksinuar me dozën e parë”, tha Manastirliu.
Duke vlerësuar menaxhimin e kryer në të gjithë vendin sa i përket procesit të vaksinimit, Manastirliu tha se se sot priten të vijë seria e radhës e vaksinave Pfizer.
“Dua që t’ju siguroj që ky proces do të vijojë me të njejtin ritëm. Do të vijojë shtrirja dhe shpërndarja e vaksinave në të gjithë vendin. Pra nuk do të ketë asnjë lloj vonese edhe në shpërndarjen e vaksinave që pritet që të vijnë. Aktualisht sot presim që të vijnë 7020 dozat të kontratës me Pfizer. Dhe do të vijojë vaksinimi në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.
Nga fillimi i procesit të vaksinimit në vend janë kryer mbi 260,000 vaksinime, ndërsa aktualisht është hapur fasha 60-69 vjeç, duke filluar nga mosha më e madhe, në zbritje deri në 65 vjeç. Ndërsa për grupmoshën 60-65 vjeç, do të prioritizohen të sëmurët kronikë.
Vaksinimi masiv po vijon intensivisht në të gjithë vendin, në qendrat e përqendruara dhe qendra shëndetësore. Në Elbasan, Kryeministri Edi Rama vizitoi qendrën e vaksinimit, ku qindra të moshuar po merrnin dozën e parë të vaksinës antiCovid.Rama shprehet se vijimi i vaksinimit masiv do të na çlirojë nga ankthi i gjatë i armikut të Padukshëm, mijëra e mijëra gjyshe e gjyshër, nëna e baballarë.
“Elbasani po ecën shumë mirë. Mbi 22 mijë vaksinime deri tani,” – u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndërsa përditësoi se “ në tërësi janë kryer mbi 260 mijë vaksinime deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. 185 mijë të moshuar janë vaksinuar me dozën e parë.”
Duke i uruar shëndet të moshuarave që po bënin vaksinën, nuk kanë munguar as batuta me to. Kryeministri u interesua për gjendjen e të moshuarave të sapovaksinuar, duke iu uruar shëndet dhe proces të mbarë të vaksinimit në vijim.
E moshuara: O yll drite, shyqyr që të takova, ti je mbret për ne
Rama: Ajj ajj ajj
Qytetari: Jam nga Divjaka e Erion Braçes
Rama: Atje rri, ti po që i ngjake Erion Braçes
Në Kukës ka nisur procesi i vaksinimi i personave 60-vjeç me sëmundje kronike, që vijon paralelisht edhe me vaksinimin e mbi 65-vjeçarëve e grup moshave të tjera. Pasi morën vaksinën të moshuarit thanë se ndihen më të sigurt ndërsa bën thirrje që të gjithë të vaksinohen.
“Kjo vaksinë na le me bo punë, të lëvizim më lirë, e bëra dhe jam i lumtur”, tha një i moshuar.
“Ishalla shkon mirë, unë e bëra dhe i uroj suksese edhe të tjerëve si puna ime”, tha një tjetër.
“Jam më i sigurt me vaksinë, kur të bëj dhe të dytën do jem edhe më shumë i sigurt”, tha një i moshuar
“Bëj thirrje që të gjithë të moshuarit të bëjnë vaksinën, të jemi të sigurt” tha një tjetër.
Vaksinimi i moshave +60 vjeç ka nisur vetëm në Tiranë, ndërsa në rrethe mjekët e familjes janë duke bërë gati listat me emrat e +60 vjeç që kanë sëmundje kronike. Aktualisht në qendrat e vaksinimit për këtë moshë nuk ka nisur as në Lezhë dhe as në Fier.
Në Shkodër vijon normalisht procesi i vaksinimit të të moshuarave mbi 70 vjeç, ndërsa për +60 vjeçare do të vijojë ditën e nesër. Arben Xhabija, mjeku që ndjek të gjithë procedurën e vaksinimit në Shkodër tha se mjekët e familjeve po përgatisin listat dhe se nesër do të fillojë dhe vaksinimi për + 60 vjeç. Sipas tij prioritet do të kenë ata më sëmundje kronike dhe se do të përdoret vaksina kineze Sinovac, ndërsa shtoi se në Shkodër deri tani janë kryer 15 mijë vaksina.
“Nga nesër fillon vaksinimi mbi mosha 60 dhe prioritet do të jenë të sëmurën kronike, por jo vetëm këto. Shumica e të moshuarve kanë pranuar vaksinë dhe madje disave iu është bërë edhe në banesa e tyre. Vaksina kineze do të bëhet për +60 dhe do të njoftohen përmes mjekut të familjes. Mbi 15 mijë doza janë bërë në Shkodër”, tha mjeku.
Interesi i të moshuarve është i lartë për të bërë vaksinë, ndërsa për Report Tv ato shprehen se janë të lumtur që kanë bërë vaksinë dhe se nuk kanë pasur frikë.
“Jam vaksinuar dhe kam qenë shumë mirë, kam pas pak ethe atë ditë që bëra vaksinën por zgjati pak dhe kam qenë shumë mirë. Jam shumë i kënaqur”, tha një i moshuar
“Jam shumë i kënaqur, nuk ka pasur probleme s’kam pse të dyshoj kur vaksinohet e gjithë bota. Ata që janë kundër janë gabim”, tha një tjetër.
Edhe pse sot pritej që në të gjithë vendin të niste vaksinimi i + 60-vjeçarëvë me sëmundje kronike, në Durrës ky proces do të nis ditën e nesërme. Sipas drejtoreshës së Shëndetit Publik Aurora Hyka mjekët e familjes do të shikojnë edhe një herë listat e kësaj kategorie dhe më pas do t’i dërgojnë emrat e tyre në qendrat e vaksinimit.
Ndërkohë puna vazhdon për të vaksinuar të moshuarit + 80 dhe + 65 vjeç, të cilët ende nuk e kanë kryer procesin e vaksinimit.
Deri tani në Durrës janë mbi 16 mijë të vaksinuar dhe se në asnjë rast nuk ka pasur efekte anësore problematike.
Po ca efikasiteti thu ti me. Po na cane mender menderen me keto surrater mengjes dreke e darke. Maskarenj
PërgjigjuMos i merni njerzit ne qaf se do ju kthehet kunder po te luani me shendetin.Vaksina kineze nuk funksionon me shum se 50%,nga dje e thon gjitha mediat e botes
Përgjigju