Kronikë

Në Kukës nis vaksinimi mbi 60 vjeç, të moshuarit: Ta bëjnë të gjithë, të jemi të sigurt

12 Prill 2021, 12:22| Përditesimi: 12 Prill 2021, 15:02

  • Share

Në Kukës ka nisur procesi i vaksinimi i personave 60-vjeç me sëmundje kronike, që vijon paralelisht edhe me vaksinimin e mbi 65-vjeçarëve e grup moshave të tjera. Pasi morën vaksinën të moshuarit thanë se ndihen më të sigurt ndërsa bën thirrje që të gjithë të vaksinohen. 

“Kjo vaksinë na le me bo punë, të lëvizim më lirë, e bëra dhe jam i lumtur”, tha një i  moshuar.

“Ishalla shkon mirë, unë e bëra dhe i uroj suksese edhe të tjerëve si puna ime”, tha një tjetër.

“Jam më i sigurt me vaksinë, kur të bëj dhe të dytën do jem edhe më shumë i sigurt”, tha një i moshuar

“Bëj thirrje që të gjithë të moshuarit të bëjnë vaksinën, të jemi të sigurt” tha një tjetër.


Lajmi kryesor:

Nis sot vaksinimi mbi 60 vjeç me sëmundje kronike në Tiranë e Kukës, në disa rrethe fillon nesër! Pritet të mbërrijnë edhe 7020 doza të vaksinës Pfizer


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?