Kronikë

Mbi 15 mijë të vaksinuar në Shkodër, nesër nis për + 60 vjeç! Të moshuarit: Jemi të kënaqur, pse të dyshojmë kur vaksinohet e gjithë bota (VIDEO)

12 Prill 2021, 11:43| Përditesimi: 12 Prill 2021, 12:14

  • Share

Në Shkodër vijon  normalisht procesi i vaksinimit të të moshuarave mbi 70 vjeç, ndërsa për +60 vjeçare do të vijojë ditën e nesër. Arben Xhabija, mjeku që ndjek të gjithë procedurën e vaksinimit në Shkodër tha se mjekët e familjeve po përgatisin listat dhe se nesër do të fillojë dhe vaksinimi për + 60 vjeç. Sipas tij prioritet do të kenë ata më sëmundje kronike dhe se do të përdoret vaksina kineze Sinovac, ndërsa shtoi se në Shkodër deri tani janë kryer 15 mijë vaksina.   

“Nga nesër fillon vaksinimi mbi mosha 60 dhe prioritet do të jenë të sëmurën kronike, por jo vetëm këto.  Shumica e të moshuarve kanë pranuar vaksinë dhe madje disave iu është bërë edhe në banesa e tyre. Vaksina kineze do të bëhet për +60 dhe do të njoftohen përmes mjekut të familjes. Mbi 15 mijë doza janë bërë në Shkodër”, tha mjeku.

Interesi i të moshuarve është i lartë për të bërë vaksinë, ndërsa për Report Tv ato shprehen se janë të lumtur që kanë bërë vaksinë dhe se nuk kanë pasur frikë.

“Jam vaksinuar dhe kam qenë shumë mirë, kam pas pak ethe atë ditë që bëra vaksinën por zgjati pak dhe kam qenë shumë mirë. Jam shumë i kënaqur”, tha një i moshuar

“Jam shumë i kënaqur, nuk ka pasur probleme s’kam pse të dyshoj kur vaksinohet e gjithë bota. Ata që janë kundër janë gabim”, tha një tjetër.


Lajmi kryesor:

Nis sot vaksinimi mbi 60 vjeç me sëmundje kronike në Tiranë e Kukës, në disa rrethe fillon nesër! Pritet të mbërrijnë edhe 7020 doza të vaksinës Pfizer


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?