Vaksinimi masiv po vijon intensivisht në të gjithë vendin, në qendrat e përqendruara dhe qendra shëndetësore. Në Elbasan, Kryeministri Edi Rama vizitoi qendrën e vaksinimit, ku qindra të moshuar po merrnin dozën e parë të vaksinës antiCovid.Rama shprehet se vijimi i vaksinimit masiv do të na çlirojë nga ankthi i gjatë i armikut të Padukshëm, mijëra e mijëra gjyshe e gjyshër, nëna e baballarë.
“Elbasani po ecën shumë mirë. Mbi 22 mijë vaksinime deri tani,” – u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndërsa përditësoi se “ në tërësi janë kryer mbi 260 mijë vaksinime deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. 185 mijë të moshuar janë vaksinuar me dozën e parë.”
Duke i uruar shëndet të moshuarave që po bënin vaksinën, nuk kanë munguar as batuta me to. Kryeministri u interesua për gjendjen e të moshuarave të sapovaksinuar, duke iu uruar shëndet dhe proces të mbarë të vaksinimit në vijim.
E moshuara: O yll drite, shyqyr që të takova, ti je mbret për ne
Rama: Ajj ajj ajj
Qytetari: Jam nga Divjaka e Erion Braçes
Rama: Atje rri, ti po që i ngjake Erion Braçes
Lajmi kryesor:
Nis sot vaksinimi mbi 60 vjeç me sëmundje kronike në Tiranë e Kukës, në disa rrethe fillon nesër! Pritet të mbërrijnë edhe 7020 doza të vaksinës Pfizer
//ReportTv.al