DURRËS- Shoferi i kamionit Musa Kabashi është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi punëtori i tij Arben Kuremka ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në punë, për të cilat 62-vjeçari nuk mbajti asnjë lloj përgjegjësie.
Viktimën Arben Kurmeka e zunë poshtë pllakat e mermerit teksa po shkarkonte kamionin. Pas këtij incidenti tronditës, Musa Kabashi nuk njoftoi as ambulancën e as policinë madje u largua nga vendi i ngjarjes.
Musa Kabashi përpos se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, ai është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën të shtrirë në tokë me pllakat e mermerit.
Arben Kurmeka, 52-vjeçari, që humbi jetën tragjikisht teksa punonte në qytetin e Durrësit është ish-studenti i dhjetorit 90'.
Ai u lind në Tropojë, por prej më shumë se dy dekadash e pati ndërtuar jetën familjare në Durrës. Arbeni u diplomua në fakultetin e agronomisë të Universitetit Bujqësor.
Dinamika e ngjarjes:
Viktima kishte porositur një pllakë mermeri për nevojat e shtëpisë së tij. Një pllakë goxha e madhe dhe e rëndë. Këtë pllakë po e transportonte me mjetin e tij kamion me vinç shoferi njëkohësisht edhe manovrator Kabashi.
Kur po e shkarkonte pllakën të lidhur me litar, viktima po e ndihmonte në proces, litarët janë këputur dhe e kanë zënë poshtë me pasojë vdekjen.
