Në Qarkun e Durrësit, Partia Socialiste ruan avantazhin duke siguruar 7 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha arrin të marrë vetëm tre deputetë nga lista e mbyllur.
PS siguron 4 deputetë përmes listës së mbyllur: Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume dhe Skënder Pashaj. Ndërkohë, nga votat preferenciale, sigurojnë mandate Aurora Mara me 8271 vota, Arkend Balla me 5264 vota dhe Ani Dyrmishi dhe Etleva Budini.
Nga ana tjetër, PD-ASHM arrin të marrë vetëm 6 mandate në Durrës përmes listës së mbyllur: Oerd Bylykbashi, Igli Cara, Gent Strazmiri. Ajo që bien në sy është se i përjashtuari nga vetingu Arjan Ndoj po merr mandatin në listën e hapur të PD-së.
Vijon numërimi për kutitë brenda dhe jashtë vendit.
Lajmi kryesor:
Numërohen votat e kandidatëve/ PS merr 37 deputetë nga lista e hapur, PD vetëm 7! Gonxhja kryeson në Tiranë, Gjiknuri në Vlorë, Sara Mila më e votuara! Tabaku e para nga PD, Meta s’futet në Kuvend
H.K/ReportTv.al
