Sport

VIDEO/ Durrësi bëhet gati për 'Giro d'Italia', shqiptarët ndihen krenar për organizimin! Qytetari: Më solli gruaja! Banorja për Report TV: Me Italinë të lidhemi me një urë

9 Maj, 11:45| Përditesimi: 9 Maj, 12:45

  • Share

DURRËS - 'Giro d'Italia', gara e famshme e çiklizmit Evropian fillon sot në 13:10 edicionin e 108-të nga Durrësi, me Tre Etapat e para që do zhvillohen në vendin tonë. Në Durrës atmosfera ka nisur të ndihet disa orë para dhe qytetarët kanë folur për Report Tv në lidhje me këtë organizim. Ata shprehen se të tilla aktivitete na afrojnë më shumë me Evropën, teksa vihet re lidhja kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë. Ndërkohë që në pritje të nisjes së garës nuk kanë munguar as veshjet popullore shqiptare, duke i shpalosur botës traditat tona.

"Mirë që erdhi kjo ditë që të vijë një eveniment i fuqishëm nga gjithë bota. Unë e ndjek, kam qënë edhe vetë një farë kohe si çiklist me Lokomotivën. Do qëndroj këtu deri sa të nisën", tha një prej qytetarëve.

Një tjetër prej qytetarëve tregon lidhjen që ka me biçikletën, pasi prej 25 vitesh e përdor në Durrës.

"Ky organizim është i jashtëzakonshëm për Durrësin. Jo vetëm që kam pasion për biçikletat, por kur shoh që realizohet në këto nivele, më duket se jemi si gjithë ata në Evropë. Unë kam diku te 25 vite që në qytet nuk më sheh me makinë, vetëm me biçikletë. Ndihem krenar, se për ata që dëshirojnë biçikletën e dinë se çfarë do të thotë kjo gjë. Po ndihem krenar", tha një tjetër qytetar.

Një  qytetare tha se i ndjek këto gara në ekran, si edhe Formula 1. Ajo kishte "detyruar" edhe bashkëshortin që ta shoqëronte në hapjen e "Giro d'Italia".

"Më pëlqen shumë, e kam ndjekur më herët kur e kanë dhënë televizionet. Më duket shumë bukur që vjen edhe në Durrës. Unë ndjek edhe Formula 1 dhe sportet", tha një qytetare, e cila kishte bindur edhe bashkëshortin që ta shoqëronte në këtë aktivitet.

"Unë shoqëroj gruan, e kam tifoze. Vetë e ndjek pak a shumë. Kam 30 vite në Durrës. Më pëlqen si aktivitet, duhet të organizohen më shumë evente të tilla në Durrës", tha ai.

Më pas një tjetër çift bashkëshortësh treguan emocionet dhe lidhjen mes Shqipërisë dhe Italisë.

"Kështu të kemi gjithmonë, jam shumë i kënaqur. Ke qejf se shikon njerëz, italianë, shqiptarë të gjithë jemi njësoj. Të jemi sa më afër me Italinë, janë njerëz të dashur si shqiptarët. Të lidhemi me tunel me ta", tha një prej qytetarëve.

"Do Zoti bëjnë një urë nga Vlora deri në Itali. Italianët janë njerëz shumë të mirë. Ne jemi durrsakë dhe Durrësi është qytet i mrekullueshëm", tha qytetarja për Report TV.

Ndërkohë duke pritur fillimin e garës, shumë aktivitete janë duke ndodhur në Shëtitoren 'Taulantia' të Durrësit, ku nuk mungojnë fëmijët mes qytetarëve.

Aktivitetet para Giro d'Italia në Durrës

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?