DURRËS- Atmosfera festive ka mbërritur në qytetin e Durrësit! Dritat shumëngjyrëshe në sheshin kryesor janë një shenjë e lënies pas të një viti i cili nuk ka qenë aspak i mirë për të gjithë qytetarët, specifikisht për durrsakët të cilët u goditën nga dy tragjedi të mëdha, nga tërmeti dhe COVID-i.
Kryebashkiakja Emirjana Sako shkruan se me këtë atmosferë festive përvillet mesazhi i fort, që Durrësi nuk rrëzohet kurrë.
"Ndezëm dritat e pemës së festave të fundvitit.
Të gjithë ne qytetarët e Durrësit kaluam një vit mjaft të vështirë si pasojë e tërmetit dhe pandemisë.
Por me këtë atmosferë festive që kemi krijuar në qytet duam të japim mesazhin se jeta është më e fortë se gjithçka, se Durrësi nuk rrëzohet kurrë, se ringritja e qytetit ka filluar vrullshëm, se Durrësi do të jetë më i bukur dhe më i fortë se më parë. Gëzuar Festat", shkruan ajo.
Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur edhe në qytetin e Korçës edhe në këtë vit të pazakontë! Ndezja e dritave dhe dekori festiv i kanë sjellë qytetit juglindor madhështinë dhe bukurinë e festave të dhjetorit. Ndryshe nga vitet e kaluara Korça u ndriçua nën një ceremoni simbolike me shpresën dhe urimin se të gjithë bashkë do ia dalim.
Kalendari festiv për këtë muaj do të jetë më i kufizuar për shkak të situatës së pandemisë, por Korça duke iu përshtatur kufizimeve do të ruajë traditën e saj të festave. Kështu u shpreh kreu i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo.
Si çdo vit kjo ditë sjell për qytetarët, por dhe turistët që vizitojnë Korçën atmosferën e bukur të festave të fundvitit, gëzim, shpresë dhe besimin për një vit më të mbarë.
VIDEO/ Drita shumëngjyrëshe dhe në qytetin e Korçës
Lajmi kryesor:
Festat e fundvitit po afrojnë, Fieri, Durrësi, Korça e Belshi ndezin dritat pemës së Vitit të Ri! Era e fortë rrëzon pemën në Kolonjë
B.K.//ReportTv.al