Festat e fundvitit po afrojnë, Fieri, Durrësi, Korça e Belshi ndezin dritat pemës së Vitit të Ri! Era e fortë rrëzon pemën në Kolonjë

6 Dhjetor 2020, 18:35| Përditesimi: 6 Dhjetor 2020, 21:36

  • Share

Qyteti i Fierit ka ndezur dritat e pemës së vitit të ri pasditen e kësaj të diele (6 dhjetor).

Shumë qytetarë u mblodhën në qendër të qytetit për të shijuar atmosferën e krijuar mes këngëve dhe zbukurimeve festive.

Qytetarët e mbledhur, sidomos fëmijët numëruar prapsht e më pas u ndezën dritat.

Gjithashtu qytetarët shijuan dhe një spektakël me fishekzjarre.

Ora 21:03
Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri në Belsh! Shiu nuk lejon grumbullimet e qytetarëve në qendër

Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur dhe në qytetin e Belshit ku janë ndezur dritat e pemës së Vitit të Ri.

Pema është vendosur në pedonale në qendër të qytetit.

Në ndryshim nga qytetet e tjera, qendra nuk ishte e mbushur me njerëëz kjo për shkak edhe të reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin.

Gjithashtu edhe pemët që përshkojnë pedonalen e Belshit janë zbukuruar me drita të shumtë.

Ora 19:03
Era e fortë rrëzon pemën e Vitit të Ri në Kolonjë

KOLONJË - Era e fortë që ka përfshirë vendin tonë ka rrëzuar pemën e Vitit të Ri në Kolonjë pasditen e sotme.

Pema është rrëzuar në sheshin e këtij qyteti pikërisht në datën simbol të vendosjes së saj, 6 dhjetor.

Pasi u rrëzua, punonjësit e bashkisë së Kolonjës po punojnë për ringritjen e saj si dhe përforëcimin në mënyrë që të mos ketë përsëritje.

Pema u vendos vetëm pak ditë më parë, ku kryetari i Bashkisë Erion Isai ndezi dritat për të krijuar kështu një atmosferë festive.

Pema e rrëzuar dhe punonjësit e bashkisë që punojnë për ta ringritur
 
Ora 13:27
'Durrësi nuk rrëzohet kurrë'/ Qyteti bregdetar ndez dritat e pemës së Vitit të Ri! Atmosfera festive 'pushton' sheshin (VIDEO)

DURRËS- Atmosfera festive ka mbërritur në qytetin e Durrësit! Dritat shumëngjyrëshe në sheshin kryesor janë një shenjë e lënies pas të një viti i cili nuk ka qenë aspak i mirë për të gjithë qytetarët, specifikisht për durrsakët të cilët u goditën nga dy tragjedi të mëdha, nga tërmeti dhe COVID-i.

Kryebashkiakja Emirjana Sako shkruan se me këtë atmosferë festive përvillet mesazhi i fort, që Durrësi nuk rrëzohet kurrë.

"Ndezëm dritat e pemës së festave të fundvitit.

Të gjithë ne qytetarët e Durrësit kaluam një vit mjaft të vështirë si pasojë e tërmetit dhe pandemisë.

Por me këtë atmosferë festive që kemi krijuar në qytet duam të japim mesazhin se jeta është më e fortë se gjithçka, se Durrësi nuk rrëzohet kurrë, se ringritja e qytetit ka filluar vrullshëm, se Durrësi do të jetë më i bukur dhe më i fortë se më parë. Gëzuar Festat", shkruan ajo.

Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur edhe në qytetin e Korçës edhe në këtë vit të pazakontë! Ndezja e dritave dhe dekori festiv i kanë sjellë qytetit juglindor madhështinë dhe bukurinë e festave të dhjetorit. Ndryshe nga vitet e kaluara Korça u ndriçua nën një ceremoni simbolike me shpresën dhe urimin se të gjithë bashkë do ia dalim.

Kalendari festiv për këtë muaj do të jetë më i kufizuar për shkak të situatës së pandemisë, por Korça duke iu përshtatur kufizimeve do të ruajë traditën e saj të festave. Kështu u shpreh kreu i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo.

Si çdo vit kjo ditë sjell për qytetarët, por dhe turistët që vizitojnë Korçën atmosferën e bukur të festave të fundvitit, gëzim, shpresë dhe besimin për një vit më të mbarë.

VIDEO/ Drita shumëngjyrëshe dhe në qytetin e Korçës 
E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?