Dëshmia e PLOTË/ Sulmi me armë në Kavajë, autori: Më tha që jam i mallkuar, përdhunues!

25 Shtator 2019, 19:14| Përditesimi: 25 Shtator 2019, 19:32

  • Share

KAVAJË- Fitim Baboçi, nëse nuk do ishte neutralizuar në kohë nga dy banorë të Kavajës Imer Xhafa dhe Bajram Shala, ka shumë mundësi që objektivi i sulmit me armë Rexhep Tare sot të mos jetonte më. Por ndërhyrja e këtyre dy personave dhe bllokimi i armës automatike, ka sjellë shmangien e katastrofës në Kavajë, duke bërë parandalimin e një vrasje. Një ditë më parë “Shqiptarja.com” siguroi eksluzivisht foton nga filmimi i kamerave, ku dallohet qartë se si autori i tentativës së vrajes Fitim Baboçi neutralizohet në kohë nga Imer Xhafa dhe Bajram Shala.

Sot “Shqiptarja.com” zbardh të plotë dëshmitë e protagonistëve të këtij krimi të ndodhur në mesditë në Kavajë. Në rrëfimin që ka dhënë në polici autori i krimit Fitim Baboçi, ka pohuar se: “...këtë akt unë e bëra nga gjendja e rënduar psikologjike sepse Rexhep Tare, ka shumë kohë që më ofendon dhe më shan duke më thënë publikisht se “...ti je i mallkuar dhe përdhunues...”. Konkretisht sot isha poshtë pallatit tek zona ku unë banoj në Kavajë, pashë personin që më ka nxjerrë namin u revoltova dhe kam marrë armën në banesën time dhe mendova që ta plagosja tek këmba...”.

Lidhur me këtë ngjarje është pyetur si person që tregon rrethana hetimi Imer Xhafa, i cili deklaron se rreth orës 11:00 ka qenë duke ndenjur në vendin e quajtur valuta, me kurriz nga pallati në ndërtim, ka dëgjuar të shtëna arme dhe ka kthyer menjëherë kokën në drejtimin nga vinte zhurma. Ka parë një djalë të veshur me bluzë të bardhë, me xhinse dhe me armë zjarri automatik kallashnikov, që e mbante në dorë dhe në këto momente ka parë shtetasin Rexhep Tare, i cili rënkonte dhe ka vendosur duart në dysheme përpara një dyqani.

 Në momentin që ky djalë me armë në dorë është rrotulluar, Imeri ka ndërhyrë menjëherë, duke e kapur nga mbrapa së bashku me armën dhe është munduar ta neutralizojë duke e zhvendosur rreth 20-30 metra. Më pas pranë tij është afruar Bajram Shala dhe i ka hedhur krehërin e automatikut dhe më pas automatikun nga duart dhe kanë pritur aty duke e neutralizuar këtë person, deri në ardhjen e policisë. Deklaron se ky djalë që neutralizuan është i biri i Bujar Baboçi dhe quhet Fitim Baboçi. Më pas kanë ardhur punonjësit e policisë dhe kanë dorëzuar Fitim Baboçi së bashku me armën kallashnikov. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është marrë në pyetje si person që tregon rrethana hetimi Bajram Shala, i cili deklaron se rreth orës 10:30 ka qenë në lokal duke pirë kafe, në vendin e quajtur te valuta. Më pas ka dëgjuar 3-4 krisma arme, ka kthyer kokën dhe ka parë një person me armë kallashnikov.

Në këtë moment është afruar Imer Xhafa dhe e ka kapur personin i cili ishte me armë në dorë, në këtë moment është afruar dhe Bajrami dhe i ka hequr armën nga dora. Dhe e kanë neutralizuar këtë person dhe kanë pritur deri sa ka ardhur punonjësi i policisë Fatbardh Habibi dhe i ka dorëzuar armën së bashku me krehërin. Aty ka mësuar se është plagosur Rexhep Tare. Në vijim të hetimeve është pyetur dhe efektivi i policisë Fatbardh Habibi si dhe i dëmtuari Rexhep Tare. Ky i fundit ka deklaruar se:“...po rrija te dyqani im në lagjen nr. 3, Kavajë.

Në këtë moment ka ardhur Fitim Baboçi me armë automatik në dorë dhe me qëllim direkt pa thënë asnjë fjalë. Më pas i është bllokuar arma dhe ka ndërhyrë djali im Shkëlzen Tare dhe dy persona të tjerë dhe i kapën armën. Më pas kam parë se isha në gjak gjithandej dhe më ka transportuar në spital djali im. Kam marrë një plumb në bark dhe në këmbën e majtë. Gjithashtu u pyet djali i të dëmtuarit, Shkëlzen Tare, i cili deklaron se ka qenë me të atin e tij Rexhep Tare, në dyqanin e tyre, rreth orës 10:30 dhe aty ka ardhur shtetasi Fitim Baboçi me armë automatik në dorë dhe i qëllon direkt, pa thënë asnjë fjalë. Më pas i është bllokuar arma. Ka ndërhyrë ai dhe dy persona të tjerë dhe i kapën armën. Më pas ka marrë të atin e plagour dhe me makinën e tij e ka çuar në spitalin e Kavajës e më pas në spitalin e Durrësit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?