Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë

Sport

Dy barazimet në kampionat, Thomas Brdaric para ndeshjes në Laç: Kemi tre mungesa, Vllaznia do vetëm fitoren

28 Shkurt, 11:14| Përditesimi: 28 Shkurt, 11:16

  • Share

Ndeshje të vështirë, kështu e ka cilësuar trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, sfidën kundër Laçit. Përballja e së shtunës luhet në udhëtim për shkodranët dhe sfida e orës 14:00 vlen për raundin e 27-të në Superligë, ose thënë ndryshe takimi i fundit i fazës së tretë.

Para medieve, Brdaric ka pranuar mungesat e Kahrimanoviç, Spahiut dhe Qarrit, ndërsa kërkon vetëm tri pikë në Laç si autokritikë pas dy barazimeve radhazi. Shkodranët vijnë pas kualifikimit të mundimshëm në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë dhe pas 120 minutave në mesjavë, kroato-gjermani duhet t'u masë mirë muskujt të tijvë për të hedhur në fushë lojtarët më në formë.

“Dua të falenderoj të gjithë tifozët dhe ata që na mbështetën ndeshjen e fundit në Kupë, askush nuk do ta harrojë atmosferën që krijuam atë ditë në stadium, ishte objektivi të kapnim gjysmëfinalen dhe kjo shtysë do të na ndihmojë për ndeshjet në vijim.

Ndeshja kundër Laçit - Duhet të jemi profesionistë pasi e dimë që luajmë kundër një ekipi të fortë si Laçi, është një ndeshje ndryshe si ajo që patëm me Elbasanin këtu në Shkodër, duhet të jemi të jemi të fokusuar për të fituar ndeshjen nesër, ndihemi mirë dhe tani fokusi është vetëm te Laçi.

Lodhja - Kur luajmë në 120 minuta dhe shkojmë në penallti, kuptohet që aspekti fizik i lojtarëve do të ulet, por ne jemi një skuadër e madhe, jemi ende në shkurt dhe pothuajse e kemi arritur objektivin që ka klubi, që të shkojmë në Europë dhe për këtë jemi të lumtur.

Formacioni - Kemi një skuadër të madhe, në ndeshjet në vijim mund të lemë disa lojtarë pushim, edhe pse të gjithë kërkojnë të luajnë. Duhet të jemi shumë të përgatitur për nesër, një nga ndeshjet më të forta në kampionat, një trajner me mjaft eksperiencë, Laçi është rritur shumë në lojë pas ardhjes së tij në krahasim me fillimin e sezonit.

Gjendja - Janë komplet një ekip ndryshe, por e dimë që jemi Vllaznia, jemi të fortë dhe të arrijmë objektivin e fitores nesër. Duhet të jemi sa më të qetë dhe pas ngarkesave të larta duhet të kemi rikuperim sa më të mirë, kjo është kryesorja. Në qoftë se jemi të fokusuar dhe të qetë do të jemi për të dyja kompeticionet dhe mos marrim hapa të gabuar gjatë javëve. Gjithë ekipi është i gatshëm, përveç Kahrimanoviç, Spahia dhe Qarrit.

Lojtarët duhet të jenë gati dhe të meritojnë që të jenë në fushë. Kryesorja është që të vendosim lojtarët më të mirë në fushë, dhe të kemi lojtarë për të bërë ndryshime. Java në vijim është e rëndësishme se Elbasani luan me Partizanin dhe nëse fiton do të afrohet me katërshen, edhe Laçi është afër. Puna jonë është të jemi sa më të qetë deri në fund”, tha trajneri Thomas Brdaric.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?