Në Pogradec u çel ekspozita me temë “Histori të vitit ‘89” ku u shfaqen 30 novela grafike. Kjo ekspozitë u cel në kuadër të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Rumanisë me tematikë sistemin dhe konfliktet e kaluara. Novela në vetvete shprehin rënien e sistemit komunist në Rumani.
Ekspozita do të qendrojë e hapur deri të shtunën dhe me ndihmën e ambasades rumune ne Shqipëri pritet do të shëtisë edhe ne qytete te tjera.
Ndërsa në Lungomare të Vlorës u çel ekspozita e 20 piktorëve të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët sollën peisazhet e natyrës, duke u frymëzuar nga deti, shkëmbinjtë, lagunat dhe relievet malore.
Për katër ditë kolonia e piktorëve qendroi në qytetin bregdetar, duke sjelle 80 punime që u ekspozuan për publikun dhe turistët në Lungomare.