Dy eurogola dhe një karton i kuq! Partizani 'thyen' Skënderbeun në minutat shtesë

25 Gusht, 22:22| Përditesimi: 25 Gusht, 23:01

  • Share

Partizani arriti fitoren e parë në ketë edicion të Superiores, teksa mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-1 në një duel që rezultoi dramatik. 

Goli spektakolar i Rrapajt nga distanca, ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për të kuqtë. I menjëhershëm ishte reagimi i Skënderbeut në pjesën e dytë, që iu kundërpërgjigj “Demave” me një tjetër eurogol, të shënuar nga Rabiu.

Mesfushori afrikan i korçarëve la skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 84 pas daljes me kartonin e dytë të verdhë, ndërkohë që për golin e fitores mendoi Mehmeti në minutën e 93-të. Kjo ishte fitorja e parë për Partizanin, që u ngjit në kuotën e 3 pikëve, ndërkohë që Skënderbeu ka arritur të sigurojë vetëm 1 pikë në 2 javët e para. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?