BALLSH - Superliga shqiptare e futbollit vijon këtë të diel me ndeshjet e mbetura për raundin e 27-të. Në "Adush Muça" të Ballshit, Bylisi vendas u mposht 0-3 nga Skënderbeu.
Korçarët siguaruan fitoren e dytë radhazi (pas asaj kundër Egnatias) dhe futen në "valle" për të shpëtuar sezonin, paçka se ende ndodhen në pozitën e fundit, por tanimë shpresat dhe besimi në kampin bardhekuq janë rritur.
Në fushë ndeshja nisi me dy skuadrat kërkuese, por duhej Nasr që të gjente golin e parë në minutën e 23-të. Sërish i njëjti dhjetë minuta më vonë shënoi dopietën personale dhe me konfirmimin e VAR korçarët u gjendën në avantazhin e dyfishtë.
Në fraksionin e dytë vendasit e Gentian Mezanit nuk mundën të shkurtonin shifrat dhe ishin miqtë e Ernest Gjokës me Luquinhas që shënuan edhe golin e tretë, kjo nëntë minuta nga fundit.
Pas suksesit me Partizanin një javë më parë, Bylis rikthehet te humbja dhe mbetet me 28 pikë, momentalisht në pozitën e shtatë. Nga ana tjetër korçarët kanë parë një javë shprese dhe pas dy fitoreve radhazi shkojnë në kuotën e 26 pikëve, por mbeten sërish në fund, shumë pranë zonës së mbijetesës, për ta bërë fundin e renditjes një kampionat më vete.
Superliga, raundi 27-të:
E shtunë, 1 mars 2025
14:00 Laçi 2-2 Vllaznia
17:00 AF Elbasani 2-0 Partizani
E diel, 2 mars 2025
14:00 Bylis 0-3 Skënderbeu
17:00 Egnatia - Teuta
17:00 Tirana - Dinamo (Elbasan)
Renditja:
Komente
