Julian Brahja, zv.trajneri i Egnatias

Sport

Dy humbje radhazi, te Egnatia kërkojnë tri pikëshin! Ndihmëstrajneri Brahja: Objektiv kemi titullin kampion dhe Kupën

18 Prill, 14:41| Përditesimi: 18 Prill, 14:43

  • Share

RROGOZHINË - Superliga e futbollit është në raundin e 35-të, ose të parafundit për sezonin e rregullt. Kampionët në fuqi të vendit dhe kryesuesit e renditjes, Egnatia pret në shtëpi Skënderbeun të shtunën në orën 15:30.

Përpara ndeshjes për mediet foli Julian Brahja, ndihmëstrajneri i rrogozhinasve. Ai tha se ekipi është i përgatitur dhe kundër korçarëve do futen në fushë për tri pikë, pasi duhet të harrojnë dy humbjet radhazi.

“Pothuajse e gjithë java ka shkuar mirë, çunat janë të gatshëm për këtë sfidë përveç mungesave që tani dihen që janë kryesore, javë intensive, çunat janë të gatshëm për të bërë detyrat e veta. Skënderbeu është një ekip i mirë, e njohim mirë si ekip, po bën mirë në këtë fund sezoni, nuk ka as mbivlerësim dhe as nënvlerësim nga ana jonë, për ne është ndeshja e radhës dhe na duhet patjetër tri pikëshi.

Mënyra e lojës kundër korçarëve - Nuk është se do kemi shumë ndryshime në modulin e lojës. Nuk mund të them presion, se unë po bëj dy vite këtu dhe s'kemi pasur asnjëherë presion, por mund të themi është përgjegjësi e çunave për të arritur tri pikëshin. Jemi brenda objektivit, si për titullin dhe Kupën, pavarësisht se kemi humbur ndeshjen e parë, duam ta mbyllim si vitin e kaluar.

Gara dhe rivalët - Asgjë nuk është e mbyllur dhe e hapur, kemi një eksperiencë me Skënderbeun që kanë fituar në Rrogozhinë, por edhe ne kemi fituar në Korçë. Nuk ka presion, jemi në vendin e parë, ne bëjmë punën tonë, pavarësisht se kemi dy humbje radhazi edhe pse ndoshta jo për fajin tonë, por futbolli ka dhe fatin ndonjëherë brenda”, tha Julian Brahja për mediat.

Me 58 pikë Egnatia qëndron në vendin e parë, ndërsa Skënderbeu me 37 pikë qëndron në pozitën e shtatë, vetëm një pikë larg zonës së ftohtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?