Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta sot të ish-deputetit socialist Marko Bello.
"Vetëm lajme të trishta dëgjojmë gjatë kësaj periudhe. Na dridhet zemra për njerëzit tanë të dashur kur përballemi me pandeminë. Trishtohemi kur miqtë sëmuren e gëzohemi kur ia hedhin.
Gjate ditëve te fundit kam ndjekur duke pyetur miqtë edhe për Andi Përmetin, deputetin e ri nga Korca, dhe jam shume e gëzuar që Andi kaloi rrezikun .
Por sot jam trishtuar shume kur mora vesh se deputeti Marko Bello nuk ia doli në përballjen me COVID-19. E kujtoj si deputet shumë korrekt, i moderuar dhe i njerëzishëm me te gjithë. Shpreh ngushëllimet më të thella familjes. Një humbje e rende për familjen e miqtë e tij"
Tani po lexoj se ka ndërruar jetë edhe Engjëll Dakli, ish kryetar i Bashkisë Elbasan, deputet. E kujtoj me shume respekt ne te gjitha detyrat e tij. Njeri i matur, me integritet. Me vjen shumë keq. Ngushëllime familjes. Bashkohem me dhimbjen e familjes. Pushoftë në paqe", shkruan Topalli.
Lajmi kryesor:
Ndërron jetë nga COVID ish-deputeti Marko Bello, i shtruar prej 23 ditësh në Turqi! Meta: Dhimbje e madhe për ikjen e një kolegu! Ruçi: Humbëm patriotin e madh
K.T./ReportTv.al