Kronikë

Dy mjete shpërthejnë në flakë në Bypass-in e Vlorës, shihni pamjet

11 Gusht 2024, 12:43| Përditesimi: 11 Gusht 2024, 13:19

  • Share

VLORË- Dy mjete kanë shpërthyer në flakë ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një automjet që u përfshi nga flakët në afërsi të fshatit Kaninë në Bypass është shkrumbuar totalisht. Report Tv solli pamjet, ndërsa shkak i flakëve dyshohet një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë, një tjetër mjet është djegur përgjatë Bypass-it në afërsi të fshatit Babicë. Siç duket nga pamjet, shoferi dhe familjarët kanë dalë nga makina e cila ka marrë flakë në pjesën e parë dhe pikërisht në motor për shkak të nxehtësisë.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?